
Lek Gjoka
(Ne foto – Eduard M. Dilo me poetin Lek Gjoka.)
Fluturuan ndienjat në asfaltet epshore
qiejt e vransirave u mbyten në det
u puthen pa mburrje buzeqeshjet trupore
me trenin e merzise iku trishtimi nga ky planet !.
Larg .. sa larg dhe sa afer
buzët po nxierrin avujt e pritjes së gjate
në artierjet e dashurisë ngaterrojme rruget e ardhjes
e në të njejtin stacion zemre puthemi prapë !..
Dy ndienja përballe si dy statuja të dashuruara
flasim me heshtjen shpirtërore të takimit
shtrijme duart e papritur afrojmë buzet e zjarrmuera
e shpërthejnë fishekzjarret e puthjës a t’ferkimit !…
Fluturuan ndienjat në asfalet epshore
trishtimi u mbyt në zjarrmine e puthjës
hëna në bisht të synit na fal një buzëqeshje hënore
e zjarrmi shpirtërore i rrjedhin buzës !….
Lek Gjoka
Marrë nga vellimi poetik
“Diellin e kapa për veshesh”
Tirane 2003
Burimi – Facebook


Leave a Reply