Ku je sonte
Nje enderre prape me zgjoi.
Shperthim se nga e ku….!
Te gjitha i fshiu,
Vec t`bukuren e syve te tu.
Dhe me to
Ne nje imazh
Lodhem tretem
Pa kufi.
Pres nga larte
te me bjere,
Te me beje
Shkrum e hi.
Ku je sonte qe te dua
Dhe trazoj nje oqean?
Ku je shpirt i pa trazuar
Qe si robin po me mban.
Ku je sonte qe te pres
Si toka shiun ne thatesire.
Jam vapor
pres baticen
Te dale nga kjo ceketire.
Ku je sonte
qe zjarri me eshte shuar.
Ne zemer te akullit po digjem
Ne thelb te tij
jam duke u perveluar.
TI KUJTOJ
Syperlotur tymosur ne cigare,
me te ikur,me the ca fjale:
“S`do te mungojne te ikurit per fare,
do qash te mbeturit gjalle”
Dhe keshtu c`do dite te kujtoj,
Tymosur tani une me cigare.
Te vdekurit,jane bashke njesoj,
te gjallet,nuk di ne c`livadhe?!
Usa 2003
Yje mbetur dhe pa drite
S`eshte cudi kur vezullon
dhe shkelqen me shajne nje yll,
Ne te humburin e drites
.thote kujtoni : kam qene yll!
Yje mbetur dhe pa drite
djegur mor me shume nga c`duhej
Bere shkrume,pluhur e hi
prape jane yje
emer pa nderruar.
valter-usa
fryne………
Fryne , se stinet jane te ndara
fryne ne fllad dhe ne acar.
Vec se gusha ime di
te mendoj me pare.
Ndaj nuk ftohem
as` plagosem
plaget me jane bere mburoj
darkes vritem mengezit zgjohem
duket se jetoje
valter-usa
http://www.xanga.com/valter


Leave a Reply