Hulumtimet tregojnë se 41 për qind e grave janë të gatshme të paguajnë faturën, ndërsa 52 për qind e të anketuarve u pajtuan me kushtin se është më mirë që menjëherë të dihet në qoftë se gjërat nuk funksionojnë, se sa të kemi shpresë të rreme. Kohët kanë ndryshuar, nganjëherë kemi qëndruar pran telefonit në pritje të thirrjeve, kurse sot shumica e gjërave zgjidhen nëpërmjet mesazheve apo Facebook-ut. Kjo natyrisht do të thotë se kanë ndryshuar zakonet kur është fjala për lidhjet, thotë Whitney Casey, një eksperte e lidhjeve në faqen “Match.com”. Hulumtimi i ri jep informacionet mbi atë se çfarë saktësisht ka ndryshuar.
Nëse telefonon mashkulli, gratë paguajnë
Më parë është pritur që mashkulli do të paguajë faturën, më vonë e njëjta llogari është ndarë përgjysmë, kurse tani kjo ka shkuar një hap më tej: studimet tregojnë se 41 për qind e grave janë të gatshme të paguajnë faturën, në qoftë se mashkulli i fton në takim. Pra, kjo është e mjaftueshme për të ftuar një grua në takim dhe të keni një shujtë pa pagesë! Shumica e të anketuarave, kanë deklaruar se në shumicën e rasteve, ato kanë paguar për telefonin apo darkën.
Nevojiten 15 minuta
Numri i barabartë i burrave dhe grave, rreth 31 për qind e tyre, thanë se mjaftojnë vetëm 15 minuta për të kuptuar se a mund të ketë sukses lidhja e tyre, apo është lidhje tërësisht e gabuar. Vetëm 12 për qind kanë deklaruar se do të ecnin tutje me një lidhje të dobët, kështu që nuk ka gjasa që ju do të gjeni veten në një situatë të pakëndshme. Por ka edhe të atillë të cilët kërkojnë pak më shumë kohë për ta kuptuar nëse personi në fjalë është i duhuri.
Ndershmëria është (ende) alternativa më e mirë
Nëse nuk ju pëlqen personi me të cilin jeni në lidhje, thoni gjërat troç. 52 për qind e të anketuarve u pajtuan me faktin se është më mirë që menjëherë të mësohet në qoftë se lidhja nuk funksionon, se sa të kemi shpresë të rreme. Sigurisht, ka mënyra të ndryshme për tu shprehur në lidhje me këtë, por shumica e të anketuarve preferojnë mënyrat e buta.
Duhet të prisni
Edhe pse shpejtësia e çdo gjëje rreth nesh, na bën që sa më shpejtë të hidhemi në shtrat me një person të posa njohur, 80 për qind e të intervistuarve thanë se është më mirë të presin një kohë derisa të hyjnë në marrëdhënie intime. Përfundimisht, jo në takimin parë dhe çdo takim i radhës ku nuk ka seks, rrit shanset që të keni një lidhje më cilësore.
Më parë është thënë se duhet pritur tre ditë, por gratë nuk pajtohen ashtu. 48 për qind e tyre kanë dëshirë t’i lajmërohen mashkullit brenda 48 orëve, kurse shumica e tyre, mbi 60 për qind preferojnë që të presin derisa sa mashkulli t’i kontaktojë.
Lajmëtari Shqip







Leave a Reply