![]()
Dy makina janë djegur mbrëmë në afërsi të qendrës tregtare “Çairçanja” në lagjen e Çairit në Shkup.
Zjarri fillimisht ka përfshirë një makinë të tipit “Opel Vectra” dhe më pas nga përhapja e zjarrit është djegur edhe një makinë tjetër e tipit “Golf”.
Policia theksoi se një person i panjohur ka qenë pranë makinave, duke ndezur një zjarr në pjesën e përparme të njërës nga makinat e djegura. (INA)


Leave a Reply