Të nderuar organizatorë, une Mejreme Ejupi Hasa kisha nderin dhe emocionin e veçantë që isha prezente mes jush, në këtë manifestim tradicional SIMNICA FESTON që i kushtohet Heroit Xhem Has Gostivarit – një figure Madhështore që me jetën, veprën dhe sakrificën e tij u bë simbol i qëndresës, rezistencës , trimërisë dhe i dashurisë për atdheun.
Për familjen tonë është një krenari e madhe që emri dhe vepra e Heroit Xhem Hasa vazhdojnë të jetojnë në zemrat e njerëzve dhe të kujtohet me respekt nga brezat. Heroi nuk i përket vetëm familjes sonë, por gjithë kombit shqiptar, sepse idealet për të cilat ai luftoi janë vlera që na bashkojnë edhe sot.
Manifestime si ky nuk janë vetëm kujtim i së kaluarës, por edhe amanet për të ardhmen. Ato na kujtojnë se liria, identiteti dhe kultura jonë ruhen duke i nderuar ata që sakrifikuan gjithçka për to dhe duke ua përcjellë brezave historinë e vërtetë të popullit tonë.
Përgëzoj nga zemra organizatorët dhe Shoqatën Humanitare Diaspora Simnicë, të cilët për të tetin vit me radhë mbajnë gjallë këtë traditë të bukur dhe bëjnë të mundur që Simnica Legjendarr të shndërrohet në një vatër të kulturës, historisë dhe bashkimit shqiptar.
Uroj që kjo festë të sjellë gëzim, unitet dhe respekt të ndërsjellë mes të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë. Le të mbetet gjithmonë gjallë kujtimi për Heroin e Kombit Xhem Hasa Gostivarin dhe për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë dhe dinjitetin e kombit tonë.
Ju falënderoj për mikpritjen dhe për respektin që i tregoni emrit dhe veprës së Heroit Xhem Hasa Gostivarit.
Lavdi e përjetshme Heroit Xhem Hasa Gostivarit!🇦🇱🇦🇱
04.08.2026 Simnicë
Ju faleminderit!

Burimi/Facebook


Leave a Reply