Vizita e Ramës në Theth provokim dhe fyerje e rëndë…
Dukagjinas, o vllazën të mi, a u âsht lig ora, a si?!!!
Bash ky që u shembi pronat, u shkatërroi mundin e tre dekadave?!!!;
Bash ky që i bani djemt dukagjinas me qa si fëmija, e burra me thinja tuj gulshu prej vajes?!!!
Bash ky që bani me ça burra e gra dukagjinas që as kur kanë pas fëmijën n’drrasë të vorrit s’kanë lotue?!!!;
Bash ky fundrrinë që poshtnoi një krahinë të tanë, simbol i qëndresës shqiptare në shekuj, që s’e ka ul kryet kurrë…?!!!
…bash ky ka ftyrë e vjen me ju takue si n’përvjetor t’dekës(ashtu flet edhe foto) , e tu ju premtu “Paketën e Maleve” tuaja?!!!. Po kjo âsht “Paketa e Vjedhjeve” bre!
Turp përZotin!
Me ardh me u paketu malet tuaja që i zotnoni tash qindra vjet, e ju mos me ditë si me e prit atë që bani me qa burrat e Dukagjinit?!!! Marre përZotin!
Po si nuk i dilni para këtij armiku të trojeve tuaja, e me i tregu gjithë shqiptarisë se kësaj krahina “s’i asht lig ora”.
Turp përZotin mos me i dhanë hakun këtij fundrrine, mashtruesi të paskrupullt, të pa moral e të pa shpirtë!
Mu kujtue fjala piskamë e Dom Vlashit kur u masakrue Thethi. Pasha njikit Zot sot mu dhims Dom Vlashi, se grigja e tij s’është n’terezi. Si mor mos me reague?!!!
A jeni me Dom Vlashin a me Don Ramën?
Dajeni mendjen vllazën. Jepjani hakën këtij armiku të veriut…në rast se u ka mbet sall pak sedër e dinjitet, prej t’parve tuej!
“Fali Zot se s’dinë çka bajnë” ata vllazën t’tuej që i prinë te vendi i krimit autorit!
Lezhë me
21.07.2026
Av. Ndre Molla
Burimi/Facebook


Leave a Reply