Shpreh me shqetësim të thellë përpjekjet e përsëritura për të më spostuar, apo për të më izoluar nga hapësira ime politike brenda Partia Demokratike të Shqipërisë.
1. Nuk mund të pranoj heshturazi një padrejtësi politike që bëhet në emër të rregullave të pashpjeguara.
2. Përjashtimi i zërave që mendojnë ndryshe nuk është forcë, por dobësi.
3. Partia nuk mund të kthehet në pronë të askujt apo në hapësirë të mbyllur për disa të përzgjedhur.
4. Kontributi nuk fshihet me vendime të ftohta dhe kalkulime të brendshme.
5. Kam qenë dhe mbetem pjesë e kësaj familjeje politike me gjithë barrën dhe sakrificat e saj.
6. Përpjekjet për të më lënë mënjanë nuk më trembin, por tregojnë krizën e vërtetë të brendshme.
7. Demokracia e brendshme nuk matet me fjalë, por me mënyrën si trajtohen njerëzit ndryshe.
8. Nuk jam këtu për pozicione, por për parime dhe për njerëzit që besojnë te unë.
9. Nuk do të tërhiqem përballë padrejtësisë apo presioneve të fshehta.
10. Do të vazhdoj të qëndroj i drejtë, i hapur dhe i palëkundur, deri në fund.
Në demokraci në fund fiton ndershmëria, korrektesia dhe mbi të gjitha familja.
Me respekt miku juaj i palëkundur P.M
Burimi/Facebook


Leave a Reply