PERJETIM!
Mes gumzhitjes dhe pëshpërimat e vizitorëve të shumtë, isha edhe unë sot në Bateri Park. Me pjesmarrje të të gjitha grupmoshave,që lëshohen mbi këtë park muzeal, si mbi një përshkrim të vagullt dhe mbamendjen që popullojnë këtë vendbanim të strukur nën hijen e gradaçelave, që i rrinë përsipër dhe që japin madhështi të paparë, gjithëkundi këtij vendi të mrekullushëm, me emrin Dawntaun Manhatten. Edhe pse jo një ditë për pushime, ishte padyshim ideale për të bërë një shëtitje në park. Një meditim nën pëshpërimën e gjetheve të pemëve të shumëllojshme, që sapo kanë filluar të lulzojnë, zbukurojnë parkun, ishte një përkëdheli joshëse, të cilën mund të ta falte ajo prekje magjepsëse e kësaj bote të pasur me shumëllojshmëri skulpturash, muze historik dhe flladin e ajrit të freskët, teksa vjen tinëz e të ledhaton shpatullat, e të mbush shikimin tënd me horizontin e pamatë.Vetëm në një vend të tillë mund të humbësh në përfytyrime magjepsëse, mbasi edhe pse fillim pranveror, dimri ka filluar t’ia lërë vendin pranverës. Pamjet janë më të bukura, vizitorë të shumtë dhe një diell që e lante me dritë këtë panoramë mahnitëse. Shëtitorja nuk reshtte së prituri dhe përcjelluri kremtues të kësaj ditë të hareshme prilli. Prindër me fëmijë që vizatojnë me ngjyra lozonjare këtë pamje të heshtur. Të rinj që ladrojnë, megjithës pranvera është afruar dimri është në të ikur,
gjelbërojnë pemët, dalin gjethet dhe shëlqejne qiejt, gjithëky solemnitet meriton një përkujdesje të tjetërllojtë, një prani të përzemërt, një ngrohtësi të shpirtshme që vjen e sjell atë kandje, atë dëshirë për të jetuar gjithçka rrok me flakërimin e vet ngazëllyes, dielli i këtij mes prilli. Këtë panoramë që pikturon natyra, do ta kishim të pamundur ta kemi në këtë përcjellje të plotë, pa pulsin e njerëzve, pa ritmin e shpirtit të kremtes që ndezet në gjokset e tyre dhe shkëlqen në fytyrat e tyre plot dritë dhe hare. E tillë ishte dita e djeshme Dawntawn Manhatten, New York, ku mijëra njerëz ishin mbledhur për të mbushur me zjarrin e gëzimeve, relaksim dhe paqes, në shesh, shpirtin e madh të demokracisë që troket i fuqishëm prej pranisë së tyre dhe e kthejnë këtë hapsirë në një horizont të mbushur me ngjyra dhe hare, më atmosferë të gëzueshme. Ishte një ditë e bukur, një fundjavë jo si gjithë të tjerat kjo e ditës së djeshme. Ishte një kohë e ngarkuar me një gëzim e hare të parrëfyem, me një dëshirë të ndezur prej pasionesh të përjetimit. Nuk mund të mos isha edhe unë atje. Shpirti dhe syri i poetit, nuk mund të mos jetë pulsi i këtij momenti në këtë shesh, që është ritmi i një bote, vërshimi i një force. Nuk mund të mos bëhesha edhe unë pjesë e këtij dekori festiv, pjesë e këtij ngjyrimi feste, pjesë e përfshirjes në këtë ngulmim përjetues që nuk është vetëm e gëzueshme për shumë amerikanë, por është një moment adhurimi.
Në Manhatten, New York, atje ishin mbledhur, atje ishin për të jetuar çastin e dritë së botës, të diellit të jetës, për ta pranuar dhe përfshirë veten në çastin e një jete brenda një lumturimi që sjell hareja e njerëzve dhe e natyrës. Këtë atmosferë që kishte shpërthyer ngado do ta kishte vështirë ta pikturonte çdo penelat, por e kishte të lehtë të tregonte me gëzim çdo zemër që ishte e mbledhur aty. Edhe zëri më virtuozë, edhe pena me e mprehtë, edhe melodia më dehëse, do ta kishin të vështirë të përshkruanin atë çfarë i kishte bashkuar këto mijëra njerëz në Bateri Park. Sepse vetëm gëzimi i tyre dhe festivja e kësaj atmosfere, do të ishte në gjendje të përshkruante sa dhe si duhet këtë moment. Kjo pamje ngrehaluce betoni e godinave që fillërojnë përgjatë parkut, do të jetë më e zhurmshme në ditët që dielli i ngroh gjithnjë e më shumë. Më vërshueuse do të jetë jeta në këtë destinacion fort të lakmuar nga te gjithë njujorkezët dhe vizitoret e shumte, nga e gjithë bota,
That’s nice!
I Love USA!
I Love New York!
Burimi/Facebook


Leave a Reply