Tue shfletue fletët e historisë së asaj kohe, kupton shpirtin e pathyeshëm luftarak të malësorëve dhe përmasën e përgjakshme të asaj përballjeje.
Kryengritja e Malësisë së Madhe shpërtheu në mars të vitit 1911 dhe vijoi me përleshje të ashpra në krahinat veriore shqiptare gjatë atij viti, duke u shndërrue në një ndër preludet kryesore të ngjarjeve që çuan drejt Shpalljes së Pavarësisë më 1912.
Në këtë qëndresë nuk mund të lihen pa u përmendë edhe klerikët katolikë, të cilët lanë kishat dhe morën rrugët e maleve përkrah malësorëve të vet besnikë, tue u ba pjesë e sakrificës së përbashkët.
Vendimet e Perandoria Osmane nuk u përfillën nga malësorët dhe kjo e acaroi edhe ma shumë gjendjen.
Lufta për liri të plotë vazhdoi pa ndërprerje, me vendosmëni dhe burrni.
Prijësit e kryengritjes së 1911 në Malësi të Madhe u tubuan në pllajën e Greçës për një kuvend, i cili u mbajt më 23 qershor 1911.
Ku hartuan dhe nënshkruan “Memorandumin e Greçës” me 12 kërkesa, të cilin ia paraqitën Portës së Lartë.
Këto kërkesa përfshinin njohjen e kombit shqiptar, bashkimin e vilajeteve shqiptare, përdorimin e gjuhës shqipe në administratë dhe çeljen e shkollave shqipe.
Realizimi i tyne do të çonte drejt autonomisë së Shqipnisë.
Shqiptarët e vërtetë i kujtojnë këto ngjarje me respekt dhe krenari, sepse në Malësi u ringjall ai Flamur, që ndër shekuj do të valvitet i lirë në Shqipninë e Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Lavdi bijëve të Malësisë, që ia zbardhën faqen shqiptarisë! 🇦🇱❤️🔥
( flamuri në sfondin tim është i ruajtur nga familja dhe të parët e mi dhe i përket kësaj ngjarje historike. )


Burimi/Facebook


Leave a Reply