Qetësia nuk blihet
Ku po shkon?
Se di!!!
Po se ke dalë në rrugë, a e din??
Ok, po ti pse pyt??
Kaq marak u bane për mu???
Apo shtihesh ???
Unë jam nise, se di se ku?!!!
Ku të më çoj rruga!!
Një vend të qetë me kerku!!
A thu gjendet?!!
Apo fati mu më ka denu!!
Qetësia kushtoka shtrejte,
Aq shtrejte sa per mu nuk gjehet.
Po shkoj të blej një gotë qetesi,
Por qetësia per fat të keq nuk blehet,
Po bardhesia e zemres valle a dhurohet??
Për atë njeri që zemren ma ka fal?
Bardhësin e zemres time,
si kembim du me ja dhanë,
Sa herë të ndihet i vetmum,
Shoqni ti bahet,
Rrugën tja trogojë,
Dhe drejt qetësisë
I vetem mos te shkoje.
E vetmja dhuratë
që nga unë mund të ketë.
Është shpirti i pastēr,
Dhe zemren teme të qetë.
♥️
Beti…✍️✍️
Heshtja e një gruaje
Kur ajo rri ne heshtje,
Nuk e ben sepse s’ka asgjë për të thënë.
Heshtja e saj nuk është bosh, por është plotë.
Plotë me fjalë që peshojnë shumë,
Shumë për të qenë të shqiptume.
Plotë me emocione që dhëmbin shumë për te dhënē spjegime.
Plotë me dhimbje që nuk munden të mbydhen me njē frazë.
Është e lodhur.
E lodhur që duhet të spjegoj akoma e akoma.
E lodhur kur nuk kuptohet.
E lodhur duke mbajtur gjithë peshen e familjes,dhe askush mos të veri re se ajo po shkaterrohet brenda saj.
Heshtja e saj nuk është indiferenca është shkaterrimi.
Është pesha e perpjekjeve që s’ja vlerson njeri.
Është perpjekja për tu përballë me luftēn e brendëshme, ndersa shtiret se ç’ do gjë po shkon mirë.
Herë herë përpjekjet më të forta i bën në heshtje.
Bërtitjet e forta nuk dëgjohen, sepse nuk dalin kurrë nga buzët e saja.
Dhe nëse një ditē e shef se largohet në heshtje, mos e ngaterro me qetësinë.
Pyete për ç’farë ka nevojë.
Jepi hapsirën e saj, por demostroi se je aty, pranë saj.
Sepse pas heshtjes së saj, është nje zemer që po thuhet, sepse po duron shumë pa lënë asgjë të shkojë.
E ndoshta, vetëm ndoshta….
Nuk ka nevojë për këshilla o ndonjë zgjidhje në ktë moment.
Ndoshta ka vetëm nevojë qe dikush te ulet afer saj në mes te heshtjes.
Që dikush të kuptoje ” shtergatën” e saj pa i kerkuar spjegime .
Sepse heshtja e saj nuk është thjeshtë një pikë e dabët, është mbijetesë
Dhe nga donjëherë gjëja më korajoze qê nje grua mund të bëjë….
Është të rrijë në heshtje, kur gjithë bota pret që të flasi.
✍️✍️✍️✍️✍️
Dashuro me zemer
E bukura vajzë që ngjan me rrezet e diellit,
E mbushun me hijeshi si hëna e praruar,
Me yjet e shumtë që qëndrojnë në qiell,
Bukuria jote përshkruhet me duar.
Hape zemre tënde të bardhe si bora,
Më bëj një vend të rri aty në një skutë,
Të të shohë me sy dhe ti mbaj tek dora,
Freskin e lekurës dhe flokët e butë.
Një vend në zemren tënde dua të kem,
Moj vajzë lozonjare e bekuar nga zoti,
Të bëhem I dashuri jot ,për jetë dua të jem,
Të ëndrrojmē së bashku mot pas moti.
Dashuria e zemres tënde më bën të jetoj,
Të shpresoj në ditët e bukura të pranverës,
Bashkë me ty të ec, shpesh të ëndërroj,
Dhe kujtemet tona le të ja falim erës.
Po të më kerkoje dielli ,
Do të të dhuroja driten e syve te mi,
Po të më kerkoje hënën,
Do të të jepje vemendjen time,
Po të me kerkoje yllin,
Do shprehja cdo dëshire tënden.
Po të më kërkoje ylberi ,
do të ngjyrosja ditet e tua me ngjyrat e tij,
Dhe në do më kerkoje detin..
Ateherë do të të dhuroja ,
Zemren time mbush me dashuri .
Beti…❤️✍️❤️
3/01/2025
Çmendurisht mê dashuro.
Mos u çmend që unë nuk shkruaj,
Por cmendurisht më dashuro,
Dashurin tende unë e vuaj,
Se pa te , nuk mund të jetoj.
Unë shpesh herë thërras, ku je?
Uji i detit të ka spostuar,
Mos, valle ti atherë s’me deshe,
Kur tek ti erdha fluturuar.
Hyre ti në jeten time,
Edhe unë ne të tenden po,
Si qellim kemi deshiren,
Që as distanca s’na largon.
Beti..♥️
24/12/2025
Dashuria nuk paguhet
Djali rritet e martohet,
Shtêpi moderne kish ndërtu,
Nusja e re pak e llastume,
Nënen ktu thotë, nuk ta du.
Djali merr nanen n’nji anë,
Vend për ty, ktu nuk ka,
Do t’te gjej nji vend tjetër,
Edhe ti mir me kalu.
Djali çon nanën n’azil,
Por për fëmi një dado merr,
Gruja e knaqun dite per dite
Se vjehrren nga shpia e kish përzën .
Dados rrogen çdo muj i jepte,
Nanës lule i çon për ditë,
Por një ditë fëmit e pysin,
Babë,pse gjyshja tek ne nuk rrin??
U zu ngusht djali dhe heshti,
S’ dinte t’birt si ti përgjigjej ,
Dadoja që ishte aty pranë,
I thote femive, dashuria s’paguhet.
7/01/2026
Burimi/Derguar nga vete Autorja


Leave a Reply