Ka shërbyer si vendbanim dhe strehim dimëror në shtegtimin shekullor, çdo vit, sipas stinës, nga vendbanimet e origjinës të fiseve që ruajtën shqiptarinë e pastër dhe të paprekur.
Në qoftë se në dokumentacionin që ofrohet sot ka prova të përkundërta me këtë rregull, kjo vjen ngaqë në kohë të ndryshme Porta e Lartë ka caktuar personazhe të kohëve të kaluara, me shërbimin e zhbimjes të këtyre njerëzve nga këto hapësira si mjet presioni ekonomik për rezultate politike nënshtrimi, që në fakt nuk u arrit kurrë. Lexoni botimet dokumentare të Injac Zamputit dhe Peter Bartl-it dhe së fundmi botimeve dokumentare te Arkivave te Vatikanit ne gjuhen shqipe nga Mark Palnikajt, për të kuptuar sa më sipër.
Duhet të kuptohet, po ashtu, dallimi mes pronës si e prejardhur për shkak te trashëgimit, blerjes dhe dhurimit privat dhe të drejtës së përdorimit të tokës së madhe (fshatrave të tëra) me kushtin e shërbimit të caktuar; duhet të kuptohet, se për pronat e mëdha tokësore bujqësore, shteti shqiptar pas rithemelimeve, ka kryer nje seri reformash agrare, thelbi i të cilave ka qene reformimi i një sistemi mbi pronën e madhe, që injoronte vendasin e pambrojtur dhe pa të drejta, anashkalonte te drejtat e popullsive vendase dhe dhuronte legjitimitet perdorimi ne shkembim te shërbimit. Thelbi i këtyre reformave ka qenë fillimisht zbutja dhe më pas fshirja e sistemeve pararëndese, duke e europianizuar dhe bërë më të arsyeshme të drejtën dhe jetën e shqiptarit të thjeshtë në shekullin XX.
Ndërkohë, në kohërat e shtetit tonë të pastabilizuar, ose të sunduar nga satrapë dhe korrupsionistë, të fortë dhe skutha të tranzicionit, nuk është realizuar një riregjistrim, ose regjistrim i parë i bazuar mbi një metodë që duhej të mbante në llogarimbajtje nje shekull ndryshime legjislative mbi pronën e madhe në vend, referencat juridike, sistemet e mbivendosura ne pararendje, duke e lene zgjidhjen ne rast pas rastit; në letrat shtetërore të ruajtura prej batakçinjve, në shumë raste lamshi i regjistrimeve ka fshirë rekordet e ndryshimeve legjislative, janë futur zero në fund të fondeve të dokumentacionit, ose dysha para numrave ekzistues, ose janë dhënë letra provizore, që në kadastra dhe hipoteka janë kthyer në të përhershme duke u mbivendosur. Numrat janë të tillë që kanë krijuar kaos logjik dhe matematik, pasi ka mungesë korrespondence me realitetin e gjithë fondit të tokës.
Sot, afera e re është edhe më e komplikuar me ndërhyrjen brutale të oligarkëve të sajuar rishtazi nga hiçi qe marrin persiper te grumbullojne parate e te padukshmëve komandues, e të fortëve të kthyer në zotërinj, që kinse blejnë “pronat” me letra të reja, të cilat kanë këtë kontradiktë moskorresponduese. E gjithë kjo është pjesë e dhunës dhe strategjisë së zhbimjes nga trojet stërgjyshore të Arbërve, të pambrojtur nga askush, nga struktura që nuk dinë çfarë është Nderi, Besa, Liria, Prona dhe Jeta e Familjes për shqiptarin qe nuk u përkul asnjiherë.
Policia e Shtetit, me ligj, u shërben vetëm interesave publike dhe këto interesa fillojnë me qytetarin, jetën, familjen dhe pronën. Në asnjë rast, në një vend europian, puna e policisë nuk fillon me mbrojtjen e të fortëve, zaptuesve dhe të shfaqurve papritur nga hiçi. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit zoti Proda, mban përgjegjësi direkte për respektimin e ligjit, paanësinë, hetimin paraprak të dokumentacionit, dërgimin e përfaqësuesve institucionalë të edukuar që dinë të respektojnë etikën e komunikimit qytetar. Përndryshe, dërgimi i monstrave militante gegofobe dhe fanatike për dhunimin e një komuniteti që ka vuajtur prej shekujsh nga perandorë, satrapë, diktatorë dhe korrupsionistë modernë, është një fakt i ndodhur, që nuk mund të pranohet dhe anashkalohet me harresë, as nga autoritetet ligjzbatuese, as nga ana e Avokatit të Popullit, zotit Endri Shabani.
E njëjta gjë mund të thuhet për deputetët e Shkodrës, të tri partive parlamentare: heshtja juaj është për të ardhur keq; është mjerim në ushtrimin e funksionit publik që për ju fillon me qytetarin, gjë që e keni lënë në duart e rastisë dhe rrjedhës së balancave të nëndheshme, sikurse edhe në Theth. Në mbrojtjen e qytetarit nuk ka parti dhe kryetar partie qe mund t’ju komandojë; nuk ekzistojne kujdese per t’u ruajtuar nga qejfmbetjet e komandave obskure; betimi mbi Kushtetutë jua detyron pa ngurrim dhe me vetmohim, mbrojtjen e te drejtave qytetare qe janë të parat ne interesat publike. Keni një model sjelljeve nga deputeti i Pogradecit, Erald Kapri që vjen nga Toskeria të mbrojë malesorët Gegë të Shkodrës, sepse e therret detyra, ndërgjegja e kombëtare; sepse e din se amaneti i të Parëve është i shenjtë dhe i paprekshëm; sepse trualli stërgjyshor i rezistencës, mbrojtjes se identitetit dhe familjes është i pacenueshëm.
Një thirrje shkon për qeverinë shqiptare për të ndalur yryshin e Trusteve të krijuara nga askushët e djeshëm, dhunues të sotëm, pretendues për sundues të së nesërmes:
Prona e Trashëguar është e Shenjtë dhe e Paprekshme.
Nuk duhet të harrojmë se Shqipëria ka fituar pavarësinë në vitin 1912 dhe thelbi i pavarësimit ka qenë rindërtimi identitar, krijimi i sistemit kushtetues të përendimizuar, reformat bashkëkohore mbi pronën e madhe mbi tokën, që nuk mund të pranonte më sistemin jo natyral të para vitit 1912, as injorimin e ekzistencës së popullsisë që prej shekujsh jetonte ne trojet e veta.
Burimi/Facebook


Leave a Reply