Dedikuar familjes së Kurt Kolës
Në Macukull të Matit jetonte një fis me emër e me nder,
Fisi i Bilal Kolës,bajraktarë të besës dhe me vlerë,
Ndaj diktaturës komuniste,luftoi me guxim,
Kurt Kola,bajraktarë,burrë i besës dhe trim.
Në Macukull të Matit,u ngrys një ditë e zezë,
Qëlluan me plumba Jugosllavët e pabesë,
Ia mori jetën plumbi i pabesisë ,
Trimit Bilal Kola në lulen e rinisë.
Dymbëdhjetë të pushkatuar atdhetarë me zemër,
Një fis i tërë i shpallur fajtor pa krim, pa emër.
Ah, Shqipëri, diktatura komuniste i vrau bijtë e tu,
Me dënimet më të ashpra i ka dënu dhe pushkatu!
Kurt Kola,tet vjeç në bankë me librin në gji,
Dy hije me armë arrestuan një fëmi.
Pa faj, pa gjyq,para shoqërisë,
Ia vunë emrin armik,ia vodhën dritën e lirisë.
Fjalët u mbytën në ajër,klasa u trondit si një tërmet,
Njëri nga hijet me armë në dorë emrin e Kolës thërret.
Nxënësit dridheshin, mësuesi s’foli dot,
Se frika ishte ligj, e ligji ishte lot.
Nëna Vasha, me fëmijët,në rrugë pa kthim,
Nga Peshkopia në Berat,Tepelenë,Lushnje,ferr pa mbarim.
Në vendet e ferrit fëmijët vdisnin nga të ftohtit,sëmundjet e uria,
Dhe varret pa emër,rënkonin nga robëria.
Transferim pas transferimi në udhë pa kthim,
Dyzet e pesë vite,burg e internim.
Fëmijët rriteshin mbi baltë e uri,
Nëna plakej para kohe,jeta i shkoi zi e më zi.
Në Tepelenë, o Zot, ç’kamp i mallkuar!
Ku fëmijët vdisnin pa u rritur, pa u burrëruar.
Fëmijët pa baba,një nënë me lot,
Një fis i madh,persekutimit komunist si shpëtuan dot.
Në internim,Kurti mes vuajtjeve u rrit,
U martua mes barakave, pa dasmë, pa dritë.
E shoqja solli në jetë një djalë,aty ku ishte diktatura e mjerimi,
Dhe ia vunë emrin Bilal, që të mos vdiste kujtimi.
Por fati s’u ndal,të ndalej nuk dinte.
Bilalin dy vjeçarë,diktatura komuniste pa baba po e linte.
Nga internimi në burg, si kafshë pa faj,
Ia prenë përqafimin, ia prenë fjalën “baba”.
Ia falsifikuan moshën, ia vodhën rininë,
E dërguan në burg,i mohuan lirinë.
Njëzet e gjashtë vite burg, pranga mbi pranga,
Ndërsa familja e tij kalbej në Plug të Lushnjës nga brenga.
Savër,Plug,Tepelenë,Burrel e Spaç,emra që djegin,
Në shpirtin e Kolajve plagët s’po shërohen,vetëm dhembin.
Në kasolle baltë,nën shi e nën erë,
Liria ishte ëndërr,buka ishte ferr.
Savër, o varr i gjallë i Myzeqesë,
Sa lot ke pirë,sa nëna ke bër të qajnë me dënesë,
O Zot,sa shumë zgjatën vuajtjet, degada pa agim,
Dyzet e pesë vite burg, internim dhe pushkatim.
Dyzet e pesë vite një jetë e tërë,
Midis burgjeve, kampeve, urisë dhe terr.
Një fëmijë u bë plak pa e njohur rininë,
Një nënë u tret duke pritur drejtësinë.
Kur ra diktatura,u tha “erdhi liria”,
Por plagët mbetën hapur,s’u kthye drejtësia.
Se ata që dje vrisnin, burgosnin e internonin,
Sot veshën kostume dhe prapë sundonin.
Kurt Kola shkroi dhimbjen,që s’duhej harruar,
“Shqipëria burg e kohës së shkuar”,
Që fëmijët të dinë,që kombi të zgjohet,
Se liria pa kujtesë,prap në pranga dërgohet.
O Bilal, o baba i vrarë në pabesi,
O Vashe, nënë që rrite fëmijë në zi,
O Kurt, fëmijë që u rrite në burgje e internime,
Historia juaj është gjëmë, është kambanë,plot vuajtje e mundime.
Gresilda Rrugeja.10.01.2026.

Familja e Bilal Kolës
Historia e Kolajve vazhdon me Ahmetin, një tjetër luftëtar i madh i kësaj dere.
Ahmet Kola bashkë me të birin, Lam Kola luftoi kundër austriakëve të cilët në një betejë zunë rob Lamin, të cilin e burgosën në Dibër. Lami e theu burgun dhe u arratis bashkë me Dine Demën e patriot të tjerë dhe ashtu vdiq në luftë.
Matjanë të udhëhequr nga Ahmet Zogu, Haziz Vata e Ahmet Kola ndaluan invazionin serbë në Shkallën e Deshëve nga aty ata gjuanin kullën e Kolajve me top, kështu serbët u thyen.
Por historia luftarake familjes Kola nuk u ndal por ajo vazhdoi me një tjetër pasardhës, Bilal Kolën. Figurë ushtarake, politike por edhe popullore monarkiste deri në pikën e fundit të gjakut.
Emër/Mbiemër: Bilal Kola
Atësia: Islam
Vendlindja: Macukull, Mat
Vendbanimi:Tiranë.
Bajraktar i Macukullit, Mat. Kur u vendos regjimi komunist, u arratis në mal sepse kërkohej si armik duke qenë që ishte përfaqësues i Legalitetit dhe kishte strehuar dhe bashkëpunuar me misionarët ushtarakë britanikë. U vra nga forcat komuniste. Familja u internua dhe vuajti përndjekjen deri në shembjen e diktaturës.
Vuajtjeve të tmerrshme të diktaturës komuniste nuk do ti shpëtonte as Kurt Kola,edhe pse ishte tet vjeç ai do të kalonte vuajtje të pa imagjinueshme.
Kurt Kola lindi më 6 maj 1937 në fshatin Macukull të Burrelit. Për shkak se i ati, Bilal Kurti, ishte përfaqësues i lartë i partisë “Lëvizja e Legalitetit” dhe kishte bashkëpunuar me misionarët ushtarakë britanikë, u internua së bashku me familjen.
Kurt Kola ishte vetëm 8 vjeç kur nisi kalvarin e gjatë të vuajtjeve nëpër kampet e internimit dhe në burgje. Ishte data 10 maj 1945, kur do i merrnin fillimisht prej fshatit të lindjes në Macukull, atë, së bashku me nënën, tre nuset e xhaxhallarëve dhe 8 fëmijë të tjerë të mitur, në një shtegtim të vështirë e të gjatë, që do të mbyllej vetëm në vitin 1991, kur regjimi të përmbysej. Gjatë këtij shtegtimi, Kurti asokohe fëmijë, vit pas viti, për 45 vjet,do përjetonte jetën e tmerrshme në gjithë kampet e internimit, burgjet dhe kampet e punës së detyruar.
Fillimisht ata u dërguan në Peshkopi dhe më pas u zhvendosën në Berat, ku deri në prill të vitit 1949, jetuan në kazermat e djegura prej luftës.
Kur mbushi moshën 16-vjeçare, Kurt Kola u arrestua dhe u dënua në burgun e Gjirokastrës dhe ky do të ishte fillimi i një kalvari dënimesh, i cili do të përfundonte më 10 janar 1990, me rënien e regjimit komunist.
U zgjodh kryetar i Shoqatës Kombëtare të ish-të Burgosurve Politikë të Shqipërisë, në mars të vitit 1993, dy vite më vonë u përzgjodh kryetar i “Lidhjes së Djathtë” dhe si kryetar i Institutit të Integrimit të ish-të Përndjekurve Politikë (1998-2002).
Kurt Kola shkroi dhe botoi disa libra me poezi dhe romane mbi jetën si i përndjekur politik dhe historinë e familjes së tij, ku mund të përmendim “Ëndrra Burgu” dhe “Në Shqipërinë burg”.
Kalvarit të vuajtjeve të familjes së Kurt Kolës nuk do ti shpëtonte as fëmijës së tij Bilalit i cili lindi në internim.
Bilal Kola
Emër/Mbiemër: Bilal Kola
Atësia: Kurt
Datëlindja: 1972
Internimi
Data e Internimit: 1972
Fundi i Internimit: 1990
Vendi i internimit: Kamp Internimi Plug, Lushnje – nga viti 1972 ne vitin 1990
Drejtor i Institutit të Integrimit të Ish të Përndjekurve Politikë. Lindi në vitin 1972 në internim, në fshatin Plug të Lushnjës, ku edhe jetoi deri në moshën 18 vjeçare. Në vitin 1998 kreu studimet e larta për Drejtësi në Universitetin South Bank, në Londër, dhe në vitin 2011 mori titullin Doktor Shkencash nga Universiteti Ndërkombëtar Montgomery, SHBA. Gjithashtu, ai zotëron një Master në të Drejtën Ndërkombëtare Tregtare nga Universiteti Metropolitan i Londrës, si dhe një diplomë në të Drejtën Ndërkombëtare të Aviacionit. Nga viti 2001 deri më 2004, kryesoi Grupin Ndër-Ministerial të Punës për përafrimin e legjislacionit tregtar shqiptar me standardet e Bashkimit Europian. Në korrik 2014, u zgjodh drejtor i Institutit të Integrimit të Ish të Përndjekurve Politikë.Bilal Kola është dhe autorë i disa librave.Libri i tij i parë “12 mentalitete”.
Burimi/Facebook/Rexhep Rrugeja


Leave a Reply