* Këtë recetë e kam mësuar nga mamaja ime, ajo nga një mjek italian që dikush ja mësoi prej tij, rreth 30 vite më parë.
Që nga ajo kohë e kam përdorur, bashkë me fierin e gurit, here pas here, si kurë, për tretjen e gurëve që më prodhon veshka vazhdimisht dhe për të gjitha benefitet që përmenda më lart.
Ju mund të keni dëgjuar për këtë recetë, por unë e kam të provuar dhe kam parë të gjitha vlerat e padiskutueshme që ka kjo recetë, sigurisht nëse bëhet me kushtet e duhura, për rezultate maksimale.
Më poshtë po i saktësoj këto kushte dhe mënyrën e përdorimit.
* Ju duhet:
-Së pari, veza duhet të jetë e re jo më tepër se 7 ditëshe, e bardhë, plot kalcium, jo vezë pularie, vetem fshati.
-Së dyti, limoni, i freskët gjithashtu, pa pesticide, bio.
-Së treti, një gotë qelqi e trashë, si gotat e dikurshme të rakisë, 100ml, qelq i trashë ,me diametër jo më tepër se 1cm më të madh se diametri i një veze normale.
-Fillohet duke i larë mirë sidomos vezën me ujë dhe sodë buke.
-Më pas shtrydhet limoni dhe i hidhet vezës në gotën e qelqit ku vendosëm vezën, duke e mbuluar plotësisht atë me lëng limoni.
-Mbulohet hermetikisht me selikon ose plasmas të trashë me një llastik që e siguron atë të mos marrë ajër.
-Kjo bëhet në mbrëmje dhe në mëngjes, pas 12 orësh hiqet veza së cilës nga lëvorja i ka mbetur vetem një cipë e hollë, ndersa kalciumi natyral është bashkuar me lëngun e limonit dhe ka pamjen e një lëngu të trashë si kosi.
-Kjo tretësirë pihet esëll në mëngjes dhe 30 minuta pas saj, s’duhet të hani as të pini.
-Përfitimet janë të mahnitshme, shumë here më tepër, se një serum i kalciumit me vitamin C, që mund të merrni në spital, i cili është ndihma e parë për ripërtëritjen e organizmit në raste urgjente.
-Kjo kurë natyrale mund të bëhet 30-40 ditë për efektet maksimale.
-Kujdes: personat me probleme stomaku duhet ta pinë 7 ditë po dhe 2 ditë jo.
Marrë nga libri
“Recetat e Lolës”
Burimi/Facebook


Leave a Reply