-Postimet e bëra nga kryetari aktual i Partisë Lëvizja e Legalitetit (P.L.L.) Shpëtim Axhami dhe ish kryetari i P.L.L. tani bashkëkryetar i L.ZH.K. Ekrem Spahia në lidhje me zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945 vlen të analizohohen pavarësisht mesazhit që ato kanë pretenduar të paraqesin.
-Zotni Axhami shkruan: “Ne 2 dhjetor 1945 Shqipëria përjetoi një nga aktet më antidemokratike në historinë e saj modern, zgjedhje të manipuluara politikisht, të organizuara qëllimisht për të eleminuar çdo kundërshtar dhe për të shuar shpresën për një Shqipërisë të lirë e demokratike”.
-Në një vështrim të shpejtë ky formulim të krijon përshtypjen se me organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve me 2 dhjetor 1945 filloi humbja e shpresës për të ndërtuar një Shqipëri të lirë dhe demokratike pasi kishin qëllim që të eleminonin çdo kundërshtar politik të Partisë komuniste.
-E pohuar publikisht nga drejtuesi më i lartë i Partisë Lëvizja e Legalitetit në gjykimin me të favorshëm mund të konsiderohet padijeni, naivitet ose lajthitje, ndërsa në një gjykim më realist duhet të konsiderohet një skandal. Dhe përse ?
-Të pretendosh sot, se …”shpresohej në ndërtimin e një Shqipëri të lirë e demokratike me zgjedhjet e vitit 1945 -siç shprehet Axhami- kjo ishte pothuajse e pamundur. E kjo ka të bëjë me faktin se gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri ka pasur luftë civile të nxitur nga Komunistët kundër Legalistëve /Zogistëve, Ballit kombëtar si dhe grupimeve të tjera antikomuniste e cila filloi menjëherë mbas prishjes së Konferencës së Mukjes nën ndikimin e komunistëve Jugosllavë.

-P.Komuniste në Kongresin e Përmetit me 24 maj1944 duke marrë vendimin që ndalonte kthimi i Mbretit Zog në Shqipëri legjitimoi përfundimisht pushtimin fashist në raport me institucionin e Mbretit dhe Mbretërinë Shqiptare. Pra për Zogistët nuk kishte mbetur asnjë lloj shprese se në 2 dhjetor 1945 të ndërtohej një Shqipëri demokratike.
-Në nëntor 1944 për Legalistët/Zogistët, Ballistët dhe çdo antikomunist terrori tashmë ishte kthyer dhe institucionalizuar në një terror shtetëror i cili do të vazhdonte për rreth 50 vite. Është fakt i dokumentuar se akoma pa hyrë qeveria komuniste në Tiranë anëtarë dhe përkrahës të Legalitetit, Ballit Kombëtar, nacionalistë, intelektual etj, por edhe individë të caktuar të cilët nuk mbështesnin asnjë forcë politike në Shqipëri, për shkak të situatës së krijuar nga lufta civile, si dhe frikës nga përndjekja e tyre, u detyruan të lënë Shqipërinë dhe të arratisen. “Në vitin 1944 u arratisën nga Shqipëria rreth 1627 persona dhe në vitin 1945, lanë vendin 787 persona”.të cilët konsideroheshin “ armiq të popullit dhe kriminelë lufte”
-Ndërsa Z Spahia shkruan se: “80 vite më përpara, zgjedhjet e para pas luftës së II Botërore, u zhvilluan nën terrorin komunist e si pasojë ato u bënë object kontestimi edhe nga perëndimorët…….
…….Edhe tani mbas 80 viteve nëpërmjet represionit dhunës krimit përdorimit të pushtetit dhe gjithë shtetit fitojnë mandatet radhazi.”
-Të bësh një krahasim të zgjedhjeve që zhvillohen në kohët e tanishme me zgjedhjet e vitit 1945, përsa i përket dhunës krimit dhe represionit që ushtron PS- me dhunën represionin nëpërmjet vrasjeve burgimeve internimeve që i paraprinë zgjedhjeve të vitit 1945 kam përshtypjen se është një deformim i pafalshëm i fakteve historike por dhe një minimizim i tejskajshëm i asaj dhunë dhe represioni që filloi kundër zogistëve, ballistëve..etj shumë më përpara vitit 1945.
-Nëse Z. Ekrem Spahia, si bashkëkryetar i LZHK, tashmë dihet se ka si qëllim të mbajë gjallë në opinionin publik idene se Legalistët/ Zogistët vazhdojnë të jenë të përçarë, nga ana tjetër këto deklarime politike të gabuara por dhe qëndrimet servile dhe shumë të dëmshme të drejtuesit aktual i P.”L.Legalitetit” z Shpetim Axhami përforcojnë gjithnjë e më tepër mendimin se më këtë drejtues P.L.Legalitetit nuk mund të arrije një ridimensionim dhe ripozicionim të dinjitetshëm në skenën politike Shqiptare aq të dëshirueshëm dhe të domosdoshëm për të djathtën
Burimi/Facebook


Leave a Reply