Ka një moment kur realiteti nuk ka më nevojë për koment, vetëm për sy hapur.
Ushtarët e Ukrainës ngritën duart para Putinit. Ushtarët e Berishës i ngritën duart para Ramës.
Një protestë e cila, për nga simbolika, nuk dukej si betejë politike por si ceremonia zyrtare e dorëzimit. Dhe më tragjikja është se kjo nuk ishte dorëzim i qytetarëve, por dorëzim i mendësisë brenda bunkierit të PD-së.
Kur paralajmërova dje se militantët do t’ju braktisin, nuk ishte mallkim.
Ishte diagnozë.
Dhe sot diagnoza u bë provë, u bë pamje.
As qytetarët, as militantët, as simpatizantët nuk mbajnë faj kur nuk përgjigjen.
Fajin duhet ta kërkoni brenda vetes. Në kokë, në mendim, në mënyrën si po e trajtoni këtë parti.
Sepse kur bëhesh komedi për të tjerët, ke vetëm një hap larg tragjikomedinë për veten.
Berisha sot ka tre rrugë, dhe të trija të vështira:
1. Të bëjë analizën më të thellë të karrierës së tij dhe të marrë vendime politike drastike.
2. Të hapë garën për kandidat për Kryeministër dhe të ndërtojë një lidership të ri opozitar, serioz, meritor, jo imagjinar.
3. Të tërhiqet nga kandidimi për kryetar dhe të hapë realisht partinë, nga baza deri në qendër, duke i shkrirë fraksionet në një front të vetëm.
Ka zgjidhje plot.
Por nuk ka asnjë zgjidhje pa vullnet dhe kurajo.
🛜Sot Berisha është në ditën më kritike të jetës së tij politike. Dhe ky moment nuk të kërkon duartrokitje por vendime.
Nuk të kërkon rreshta militantësh por rreshta mendimi.
Në fund të tunelit nuk shndrit as Rama, as non-grata, as retorika.
Shndrit vetëm e vërteta që ti ke kurajë ta pranosh.
Dhe sot, më shumë se kurrë, opozita ka nevojë pikërisht këtë: kurajën për t’u përballur me veten.
Vetëm kështu rikthehet shpresa.🇦🇱
Vetëm kështu fillon dita e parë e ringritjes.✌️
Albert Zadrima

Burimi/Facebook


Leave a Reply