Provokime te tilla nuk i sherbejne askujt…Mjaft i hodhet benzine – zjarrit.Nese duhet te jeni te pa kenaqur e te protestoni mos e beni kete ndaj njeri tjetrit e ne kurriz te futbollit…
Bejeni kunder atyre njerezve anti futboll qe sot jane ne krye te futbollit shqiptar.
Bejeni kunder atyre qe organizojne kampionate te perbashketa europiane Shqiperi – Serbi…
Bejeni kunder atyre qe lejojne ne kampionatin shqiptar aktivizimin pa limit te lojtareve te huaj duke vrare keshtu akademite tona te futbollit neper klube e duke e mbytur qe ne djep te nesermen e futbollit shqiptar…
Bejeni kunder atyre qe kunder vete rregullores se futbollit shqiptar lejojne te jene pjesmarrese ne Superlige fjala vjen Dinamon e Voren qe nuk kane as rezidence klubi e as stadium…apo pranojne te luhet per Superligen e Shqiperise ne ate stadium totalisht mjeran si ai i Ballshit…
Bejeni kunder atyre qe e kane cuar sot nivelin e kampionatit shqiptar ne vendin e 44 ne Europe (UEFA )…nga 55 vende qe ka gjithsejt kontinenti yne .
Aq sa fale ketij niveli skandaloz te Superliges sone kemi 2 vjet resht qe rrezikojme te marrim pjese ne garat europiane me 3 ekipe e jo me me 4…
Bejeni kunder atyre qe futbollin e shfrytezojne sa here qe te munden per politike …per vota, per fasade e per poshtersite e tyre pa fund…
Bejeni kunder atyre qe e vdiqen Duamenen ne fushe e …lane duart si Ponc – pilati e dolen te pa fajshem…
Dhe mos u merrni vecmas ju trajnere me arbitrat e tifozerite …edhe pse dikush shume seriozisht duhet te merret me to…
Nuk i shkon kerkund kapitenit te Egnatias – Aleksit qe ti drejtohet asisoj e me ate lloj fjalori skandaloz tifozerise shkodrane ne Rrogozhine …ani pse ne menyren me idiote …me pas…ne vend qe te kerkonte falje publike gjen ca justifikime sa te trasha aq dhe banale …per tu mbrojtur.
Nuk i falet kapitenit te Flamurtarit Trashi ai qendrim prej cubi gjate gjithe ndeshjes Vlora – Elbasani si ndaj arbitrit po ashtu edhe kur ne fund te ndeshjes tenton dhunshem te ndaloje lojtaret miq te festojne me tifozerine e tyre…
Nuk i falet trajnerit Daja ajo lloj deklarate teper fyese …qe Dinamo e tij e lindur ne 1950 …e mesoi te luaje futboll Vllaznine e themeluar qe ne 1919…djepin e futbollit shqiptar.
Nuk i falet trajnerit Martini ai gjest gezimi e festimi por edhe mos permbajtje pas fitores me Dinamon ne Shkoder…
Sikurse e pa pranueshme ironia e tij si njeri i hershem i sportit shqiptar…ndaj Partizanit e Tiranes ne fund te nje interviste te tij me gazetaret shkodrane..
Nuk ju falet tifozeve elbasanas fyerja e vazhdueshme ne korr ndaj ekipeve e tifozerive te tyre kundershtare e vecmas ai lloj vandalizmi ne stadiumin e Vlores pas ndeshjes …etj etj
Sokurse krejtesisht te pa pranueshme per mua si njeri i hershem i sportit e i medias sportive shqiptare qendrimet e fundit te saj ( mediave sportive ) ndaj ngjarjeve te mesiperme…ku jo vetem nje aneshmeria por edhe injoranca, lokalizmi, anti profesionalizmi , abuzimi me te drejten e informimit publik, venia ne sherbim te interesave personale te tjeterkujt ( sic ka bere fjala vjen sot ne faqet e saja Panorama Sport duke krahasuar me keqdashesi gjestin e trajnerit te Barcelones Flik me ate te trajnerit te Vllaznise Martini ) nuk i sherbojne kurresesi as sportit e as futbollit ne vecanti…por ne te kunderten provokojne edhe me shume e me rende akoma dhe nuk bejne gje tjeter vecse i hedhin me qellim zjarrit edhe me shume akoma benzine.
Vecoj me kete rast portalin Newsport. al… me pronare Anila Bashen anetare edhe e Komitetit drejtues te FSHF dhe Presidente e futbollit te femrave ne Shqiperi (?????) qe vazhdimisht e prej kohesh me titujt e tij ” bombastik ” jo vetem qe provokon rende e fyen sportin e vecmas futbollin shqiptar por nxit urrejtjen e armiqesine ne krejt komunitetin tone sportiv kombetar …ndaj duhet ndalur nje ore e me pare …me te gjitha menyrat e mundeshme…ne te mire vecmas te vete sportit por edhe te ne njerezve te sportit .
Ndaj ndaluni ju lutem ne cmendurite tuaja …luani futboll…lerini marrezite e rastit dhe na lini ti gezohemi sportit me te bukur e me te dashur ne bote…ok
Futbolli duhet te na bashkoje e vellazeroje e jo te na percaje e armiqesoje …
A.R.D
Burimi/Facebook


Leave a Reply