(në vigjilje të qeverisë së re!)
“….A e kupton?”…kujtoj që i thashë Ninit mes lotëve, në ditën që vdiq Enver Hoxha. “Xhaxhi Enver nuk jeton më por vepra e tij do të jetojë përgjithmonë. Dëshira ime për ta takuar atë nuk do të plotësohet kurrë.” Gjyshja ime më nxiti të ha drekën. Ajo vazhdoi të lavdëronte byrekun që kishte bërë. “E provova vetë,” tha ajo. “Është shumë i shijshëm”. Si mund të hahej në në një ditë të tillë, mendova. Si mund të mendonte dikush për ushqim? Unë nuk kisha uri. Ishte shumë trishtuese. Xhaxhi Enver ishte larguar përgjithmonë. Të gjithë librat e tij, të cilët i doja, do të mbeteshin pa autograf. As nuk kishim një portret të tij në dhomën tonë të ndenjes. Do të më mungonte tmerrësisht shumë. “Do ta pres një foto nga libri që ka shkruar për shoket e mi pionierë dhe do ta vendos në kornizë,” – deklarova. “Do ta vendos anash krevatit tim…”
***
Fragmenti i mësipërm ka autore Lea Ypin e është nxjerrë nga libri “TË LIRË” (Të rritesh në fund të historisê).
Qeveria e re e Naltgjatësisê po troket në derë e mendova të ju tregoj një fragment nga libri i anëtares më të rëndësishme që përfolet se do jetë pjesë e kabinetit të Edverit!…Soros do të hedhë në lojë asetet e tij më të çmuara e për të cilat ka investuar aq shumë. Tallazi që mund të vijë nga përtej oqeanit nuk le hapësirë për diletantizma.
Autorja e tekstit të mësipërm është profesore e spikatur në një nga universitetet më soroiste, çerdhe e markismit modern në perëndim! Por nuk do jetë vetëm kjo! Do kemi Soroistë nga Kosova që do rrjeshtohen me kukullat e reja brenda vendit. Këta të fundit kuptohet do jenë veç për dekor dhe firma.
O tani, o kurrë!
Çiao Bela, Sorry Olga!
Shënim: Të mos kujtojë dikush se kam blerë librin e Leas! Është falas në internet!
Burimi/Facebook


Leave a Reply