Nadje heret sa lind dielli,
Rozafës i shndrit fytyra,
Liqenit i buzqesh qielli,
Shihet Shkodra n’dy pasqyra.
Dielli l’shon rrezet e veta,
Qytetin nga gjumi zgjon,
Dalin njerëzit n’biçikleta,
E gjithkush punën fillon.
Mbushet Shkodra plot me dritë,
Vjen mëngjesi me gëzim,
Nëpër rrugë vrapojn’ fëmijt,
Të përshëndes qyteti im.
Fasligen e lule tjera,
E l’shojn eren për ço vend,
Vasha t’bukra si pranvera,
Djemt e ri po i lan’ pa mend.
Er’ lëshon blini i njomë,
Fillon jeta me hare,
Pihet kafja plot aromë,
Ndihet barcoleta e re.
Në Piac’ kur mbramja bien,
Nisin gjirot si gjithmonë,
Mbushur plot me vajza e djem,
Që traditen s’e harrojnë.
Ramazan Çeka
Burimi/Facebook


Leave a Reply