Nëse Lista Serbe është subjekt legal dhe mandati i deputetëve të dalë nga kjo listë është certifikuar nga KQZ, pavarësisht se çka mendojmë ne për këtë subjekt politik, është në tagrin e tyre se cilin të propozojnë për n/kryetar të Kuvendit të Kosovës.
Shfaqjet e sotme në Kuvendin e Kosovës duke refuzuar kandidatin e Listës Serbe jo vetëm se nuk i shërbejnë integrimit të bashkësisë serbe në shtetin e Kosovës dhe shoqërinë kosovare por bëjnë efektin e kundërt dhe dëmtojnë interesin e saj.
Votimi kundër edhe kandidaturës së Nenad Rashiç vetëm se alienon edhe serbët e moderuar që e kanë pranuar shtetin e Kosovës!
Skena e sotme vetëm se i ka dhënë material Beogradit e Vuçiçit bash atëherë kur ai ka më shumë nevojë se kurrë për viktimizim duke i paraqitur serbet si të shtypur e diskriminuar.
Listës Serbe duhet t’i ishte treguar vendi me kohë sepse dihen qëllimet e saj por sot nuk ishte as koha e as vendi për një qëndrim të tillë!
E panevojshme, e padobishme e mbi të gjitha kundër interesit shtetëror të Kosovës në kohën që botës duhet ti tregojmë një fytyrë krejt tjetër!
Mbi të gjitha NAIVE!
Burimi/Facebook


Leave a Reply