Frank Caprio, gjykatësi i dashur dhe i njohur për publikun, ndërron jetë në moshën 88-vjeçare, por trashëgimia e tij do të jetojë përjetë.Ai nuk ishte vetëm një zbatues i ligjit, por një njeri me zemër të madhe, që dinte të kuptonte dhe të dëgjonte secilin qytetar që vinte para tij.
Në një botë ku shpesh drejtësia duket e ftohtë dhe e largët, Frank Caprio tregoi se ligji mund të bashkëjetojë me dhembshurinë, mirëkuptimin dhe humanizmin. Nëse gjyqtarët në botë apo në Shqipëri do të ishin sa 10% të tij, bota do të jetonte në paqe, respekt dhe drejtësi të vërtetë.
Ai la pas një shembull të jashtëzakonshëm të asaj që do të thotë të jesh i drejtë, human dhe i përkushtuar për të mirën e të tjerëve. Faleminderit, Frank, për çdo buzëqeshje, për çdo fjalë shprese dhe për çdo moment që tregoi se drejtësia mund të jetë edhe zemër, jo vetëm ligj.
Në Shqipëri, fatkeqësisht na thonë thjesht “Bjeri shkurt, avokat”, duke harruar se drejtësia duhet të jetë zemër dhe humanizëm, jo vetëm ligj. Ai na mësoi se një gjyqtar i vërtetë është ai që kupton, dëgjon dhe trajton çdo njeri me dhembshuri dhe respekt.
Burimi/Facebook


Leave a Reply