Eshtë e domosdoshme matja e tensionit të gjakut akoma dhe në njerëz që janë të shëndetshëm.Matni tensionin një herë në javë dhe nëqoftëse e ndieni veten mirë.
Duhet të keni në shtëpi një aparat për matjen e tensionit,kur vuani ju ose ndonjë pjestar i familjes nga tensioni i lartë.Duke matur tensionin mund të shikoni nëqoftëse është fiziologjik ose jo,veçanërisht kur merni ilaçe për regullimin e ritmit të saj.
Mos merni ilaçe për uljen e tensionit nëqoftëse më parë nuk e keni matur tensionin.
Shmangni kripën,duhanin,alkoolin e shumtë,mos hani vakte të rënda (sidomos në darkë),stresin dhe nevrikllëkun.Mos haroni që të gjitha ushqimet përmbajnë një sasi kripe.
Mos vishni veshje të mbrëndëshme të ngushta dhe me llastk të ngushtë,rripa mezi të ngushtë që ushtrojnë presion në trupin tuaj.
Tensioni fiziologjik ritet kur mundohemi (p.sh kur ngjisim shkallët),atëhere duhet të shplodhemi pak (për 5-10 minuta) dhe pastaj të bëni matjen.
Disa nga ilaçet që merni për tensionin mund të kërkohet zvogëlimi i dozës ose ndërpreja e tij në verë,sepse për arsye të mungesës së ujit dhe fryrjes të enëve të gjakut tensioni zvogëlohet (e cila mund të sjell marje mendësh,të fikët).
Njoftoni doktorin nëqoftëse konsideroni që duhet të ndërprisni ose të zvogëloni dozën e ndonjë ilaçi.Shkoni tek doktori për çdo simptomë shqetësuese.
Në rast se filloni për herë të parë ilaçe për uljen e tensionit ose nëqoftëse u bë ndryshimi për ndonjë arsye,mirë do të ishte që në fillim të masni tensionin çdo ditë,akoma dhe mëngjez-darkë.
Eshtë shumë mirë dhe e dobishme të mësoni të masni tensionin nëqoftëse nuk e dini.Eshtë e thjeshtë dhe e lehtë matja si me matësa të thjeshtë ashtu dhe ata elektronik.Jeni ju të parët që do të zbuloni që një i afërm ose një shoku juaj ka tension të lartë dhe do t’i shpëtoni jetën.
Përktheu Th. Duka
Burimi/Facebook/Te gjithe Shqiptaret te Bashkuar/Thoma Duka


Leave a Reply