Nga Arben Duka
Popull xhani sa u lodhëm,
në çdo cep të Shqipërisë,
më në fund Salën e hodhëm,
në një kosh të historisë!
Dhe un’ asnjë ditë s’pushova,
ditë për ditë për tetë vjet,
shpesh me shpirt t’u përgjërova:
“Hidhe popull kët’ pushtet!”
Ditë për ditë e ditë për ditë,
një nga një të gjith’ shqiptarve:
“Ky nuk është pushteti yt,
por i bandës së kusarëve!”
Te kjo “DITA” e bekuar,
Të gjith’ vargjet bëra plumba,
shpresën gjatë ta mbajta zgjuar,
dhe besimin kurrë s’e humba!
Po! Bashkimi i fuqishëm,
shkatërron çdo diktaturë!
Ti je popull i magjishëm,
këta dot s’të njohën kurrë,
Ti sfidove Europën,
kurvën plakë në histori,
shihnin se si hapte gropën,
dhe më thellë mostra Sali!
Kur ata i thoshin “burrë”,
ne i thoshim Diktator,
Ty s’të llogaritën kurrë,
O vigan liberator!
Popull, ti je lul’e burrit,
rri ballëhapur në furtunë,
Vetëm ty edhe flamurit,
Sot në gjunjë i ulem unë!
Supesh zgjedhën hoqe sot,
Më të rëndën përmbi dhe,
askush nuk do mundet dot,
të të vejë një zgjedhë të re!
Je fuqia e vërtetë,
Unë nga ty fuqinë e marr,
Dhe bori edhe trumbetë,
Promethe që të fal zjarr!
O fisnik veç ty të dua,
vetëm ty të përgjërohem,
kur të kesh nevojë për mua,
dhe nga varri do të çohem!
Sot fituam Shqipërinë,
i dhamë jetës tjetër vlerë,
Sot e dimë që për liri
Lufta s’mbyllet asnjëherë!
Unë lirinë këndoj ngado,
as tërmeti dot s’më tund,
Universi dhe Ajo,
S’kanë e s’mund të ken’ një fund!
Ta mbajmë ndezur këtë prush,
në çdo cep të Shqipërisë,
kam ofiqin që s’ka kush:
“Jam poet i vegjëlisë!”



Leave a Reply