Një i ri telefonoi shokun e tij dhe i tha: “Më duhen para. Nëna ime është e sëmurë dhe nuk kam para për ilaçe.”
Shoku i tij u përgjigj: “Në rregull, mik i dashur, më telefono sonte.”
Ai i telefonoi në mbrëmje shokut, por telefoni ishte i fikur.
U përpoq t’i telefononte disa herë, derisa më në fund hoqi dorë dhe shkoi të kërkonte një mik tjetër, që mund ta ndihmonte, por nuk mundi të gjente askënd. I trishtuar dhe i zhgënjyer, që shoku i tij e kishte braktisur dhe e kishte fikur telefonin pikërisht kur kishte më shumë nevojë, ai u kthye në shtëpi.
Atje, gjeti një qese me ilaçe pranë jastëkut ku flinte nëna e tij.
Pyeti të vëllanë e tij, i cili i tha: “Shoku yt erdhi, mori recetat dhe solli këto ilaçe. Sapo iku.”
Ai buzëqeshi, me lot në sy, dhe doli të kërkonte shokun e tij. Kur e gjeti, e pyeti: “Ku ishe?”
Shoku i tha: “Miku im, shita telefonin tim dhe bleva ilaçe për nënën tënde.”
A e kuptoni çfarë do të thotë miqësi e vërtetë? Një mik i vërtetë nuk dorëzohet derisa shoku tjetër të jetë mirë…
Një mik i vërtetë është një vëlla nga një nënë tjetër.!
(Përgatiti: Fatmir Shqarri)
Burimi/Facebook/Al-Press


Leave a Reply