Nuk ka kosovar,
Nuk ka ulqinak,
Të gjithë janë shqiptar’,
Janë i njëjti gjak.
Nuk ka as tuzian,
As tivaras s’ka,
Frymojn’ shqip te tanë,
Nji nanë i ka ba.
Nuk ka as plavjan,
As gucian nuk ka,
Të gjithë shqiptar janë,
Askush s’i ka nda.
S’ka preshevali,
Pa shqipen krenare,
Frymzim për liri,
Kanë gjuhen amtare.
Nuk ka tetovar,
Nuk ka as shkupjan’,
Ata janë shqiptar’,
S’bashku me dibran’.
S’ka ndarje shqiptare,
Jemi kuq e zi,
Me shqipen krenare,
Deri n’Çamëri.
Të gjithë të bashkuar,
Rrënjët thell’ në gur,
Histori kan’ shkruar,
Një Komb-Një flamur.
Ramazan Çeka
Burimi/Facebook


Leave a Reply