Jo prej ushtimës se tritolit që bani me u dridhë bjeshkët, as prej pluhunit qe ngjiti alpet, e as prej forcave të policisë dhe as prej pamjes së atij vendi që vetë Zoti ka dasht me i dhanë bukuri.
Por… prej një copë buke!
Prej një tavoline malësorësh, të shtrume me lot, me dhimbje, por me shpirt të fortë sa vete malet.
Te familjes Çarku, të Micanve.
Godina qe u shemb, ishte e familjes Çarku, ishte andrra e tyne, puna e tyne, shpresa qe kishte mbajt familjen aty, ne Theth, pa u largu ne Itali, Angli, Amerikë, si tan të tjerët.
Por për shtetin, ajo ishte një ndertesë pa leje, ashtu si shpiza e drunit që shemben një natë më përpara.
Kur hala ne qiellin e Thethit ishin rete e pluhnit te 8 kileve tritol, e lotet hala ishin nder faqe, Pellumbi, na kapi per krahu:
— Djema, hajdeni te shpija… pushoni se jeni lodh edhe ju. Tash Zoti e baft mire. Randsi ka qe jena shnosh e mire me rob.
Shkumë!
Te shpija e Micanve, te ai kroni i vjetër qe e njeh tan Thethi e Dukagjini.
U ulem ne tavolinë pa ndrru asnji fjalë se kur ke para vetes dhimbje te tille, edhe fjalet nuk te dalin
Sa morem me pi ujin e kronit, papritmas, ato grate, qe 10 minuta ma perpara kishin pa se si iu rrezu jeta, shtrunen tavolinën.
Bukë, djath, gjithçka që ju doli para e qe kishte shpija…
Prap heshtje. Si me fol, kur njerez qe kan pa jeten me iu shemb para syve, te ofrojne gjithçka çka i ka mbete, veç me mos me te lane pa buke e pa respekt?
Ku e gjeten ate force, nuk e kam kuptu as sot, por aty mesova nji gja te cilen shume e kam ndi, e lexu dhe pak e kam provu:
Ka diçka qe nuk shembet, sado tritol me i vu, sado ligjet te jene te forta e sado fadroma me i ra.
Zemra e malsorit!
Nderi, bujaria, e mikpritja që nuk njeh mposhtjen.
Aty, ne at tavoline te thjeshte ku perballe kishim germadha, pash monumentin ma te fuqishem qe ka Thethi e malesia:
Jo prej betoni, por prej shpirtit.
Jo prej tullash, por prej zemergjanesise.
Jo me urdhna, por me nji cope buke nderit, qe flet ma shume se çdo gja.
Shpija e Çarkut, Zoti ua shtofte nderin e bereqetin!
GUACKA Team, 17.07.25*
*Burimi:
*******
*Burimi:
https://www.facebook.com/share/p/16s1W1FQLF/ Shiko më pak
— në Theth -Albania.
Burimi/Facebook


Leave a Reply