(Po’ e Jo e pak humor)
Rruga Gerej’e lagjes Sarreq ka kene e banume prej shume familjeve te vjetra .
Ishin familje qe perfaqesoheshin me intelektuale, nepunes, mesues, artiste, hunoriste, instrumentiste, mjeke, politikane e me shumice komike ( cdo shpi kishte bri nji pusi nji fik e ne oden e zjemit nji komik)😂
Mahet mend Tuk Vasija, bejtar, hokatar e gaztori i Vezirit ne Kala. (Gjoshja, nipi i tij parodisti ma i miri i vendit tone ,qe pati vertetu se parodija ka lind ne Shkoder e Jo ne Vlone)
Familja tjeter Tukja kishte kangetarin kol Mati Tukja
Kjo mahalle shquhesh edhe per familje artizanale.
Gasper Ashta mekanik, kujdesej e kurdiste cdo dite oret e kishave (kompanjelet)
Vellaznit Kumrija’ marangoza njeni bante bavla nusesh e tjetri arkivola .
Matija e Luigji te familjes Guli shquheshin si teneqexhi e llamariniste Ndersa Gjon Pllumi (me diplome marre ne Austri) ishte kepuctar ne mjeshtri.
Ne te gjithe kete permbajne ne kete mahalle, shquhesh edhe tipografi Zef Bushati ,.
Jetonte me te shoqen Marije ulqinake. Kjo rrobaqepese me nji makine qepte gjana te vogla ( arnonte zgjatonte shkurtonte) tuej ndihmu gjithe mahallalite e sidomos femijet, qe e thirrnin Mame
Zefi ishte njeri me zemer te madhe .Jo vetem tipograf, por edhe muzikant ne banden e qytetit si dhe i pelqente te sajonte battuta humori ( per kohen edhe me zarar)
Ishin ditet e revolucionit kubanez ! Ne Shqipni shkruhesh ” Kuba po’, janki Jo! ne tabela, rruge, sheshe, metingje e parakalime e, kudo!
Zefit tipografit tone, i ishin vjetru shume pantallonat prej perdorimit, por xhaketa i kishte ndej ne gjendje te mire Ai thonte ” xhaketa Po pantallonat jo !
Ne ndernarrjen tipografike , nji dite shkon nji instruktor i ngarkuem me majte nji leksion me teme ” prejardhja e njeriut prej majmunit” Mbas fjales ai me provu suksesin e leksionit pyet Zefin:
– He Zef cka thu ti per origjinen e njeriut prej majmunit?
Zefi : – Ti e pranove vete po’, se Ke ardhe prej majmunit, ndersa une Jo! (Krijohet humor ne Salle)
Me keto battuta! e te tjerat! Zefit ju mbushe kupa!
E larguen prej punes si tipograf ne nji pune tjeter jo te pershtatshme
Ka 10 dite qe jam ne Shkoder e pak te njohun po njoh me perjashtim veteranin shkodranin Nexho Shabanin !😀
Kaloj cdo nate prej Gjuhadolit te zhurmshem te Dugajt e Reja .Shoh universitetin mbulu me drita rrypa rrypa e ngjyra ngjyra !
M’u kujtu Zefi e battuta e tij . Une per analogji: “universiteti dritta Po studenta Jo…?
Korrik 2025
Burimi/Facebook


Leave a Reply