Deshta sot me shkruejt për ty
ndaç si motër e n’daç si bijë
dy – tri vargje me ti thanë
legjendë vepre mbete n’kangë.
Për ty sot o Dervish Luzha
emni yt kuvend ndër burra
thurin nder thurin lavdi
emnin yt në histori.
Kam ça shkruaj e kam çfarë flas
ne me ty , ti me ne bashkë
kur betohem n’emnin tand
jallah baj e çohna n’kam.
Njeri zoti e mendje ndritun
dhe pse i lodhun e i rraskapitun
prej regjimit në at kohë
shumë u lute për njerz që do.
Botës dolëm anë e mbanë
n’bekim tand çdo tropojanë
tuj e puth portretin tand
dritë e bane terrin me hanë.
Më kujtohet rrugët kur mora
krejt ma ndryshe mu duk bota
n’gjinin tem sa mujta t’futa
me portret ,n’krahnor të rujta.
Sikur sytë t’mbajta me veti
njanën foto ma mori deti
n’tjetrën çantë kisha dhe tri
nga një u dhashë secilit f’mi.
Prej gomonës tan kur zbritëm
foton tande n’dorë e qitëm
na p’shtoj zoti e Dervish Luzha
rrugëve t’botës ma kurrë su tuta.
Mu kujtu dhe diçka tjetër
isha e vogël më dhe një letër
m’renda shpisë kur u futa
isha f’mi me e hap nuk mujta.
E hapi nana pa ba za
s’paska mrenda moj bijë kurgja
e palosi si hajmali
mbaje bijë se ashtë për ty
i pavdekshëm në përjetsi
vorri dritë në at’dynja
Dervish Luzhë s’bjen jeta ma.
2025korrik15
Në përkujtimin e datës së lindjes
të paharruarit dhe madhërisë së tij DERVISH LUZHA




Burimi/Facebook


Leave a Reply