“BURRAT E THETHIT JANË NDËR MË BESNIKËT; TË KRISHTERËT MË TË DEVOTSHEM TE LIDHUR ME KISHËN DHE FENË E TYRE, MË BUJARËT DHE MIKPRITËSIT MË TË RRALLË, MË ATDHETARËT DHE MË TË FORTËT QË KA MUNDUR TË NXJERRË NDONJËHERË RRACA SHQIPTARE.”
Më ka thënë babai im, Bajram Zeqir Berisha, i cili, në vitin 1951, ka qenë mësues në Theth.
Ndërsa antropologu amerikan Carleton S. Coon thotë:
“ASNJË PUSHTUES NUK KA MUNDUR T’I NËNSHTROJË PLOTËSISHT KËTA BURRA TË MALEVE. ATA KANË QËNDRUAR TË LIRË, ASHTU SIÇ JANË LINDUR – ME PUSHKË NË DORË DHE BESËN NË ZEMËR.”
— Carleton S. Coon, “The Mountains of Giants”
Pas këtyre vleresimeve më lind një pyetje në ndërgjegje:
A mos vallë kanë gabuar këta dy burra në gjykimin e tyre? Apo kanë ndryshuar thethjanët që shohim sot – të përkulur përpara një frikacaku që trimërohet vetëm pse ata ende nuk ia kanë thyer turinjtë?
Mos ndoshta nuk janë më ata që ishin dikur?
=============================
Fragmnt nga libri, faqe 100
MALET E GJIGANTËVE
Carleton S. Coon
Fragment…
…i vizitova edhe unë më vonë. Ajo e quan Malësinë e Madhe jo fis, por Bashkësi Fisesh. Nga këta Kelmendi, përbëhet nga katër bajrakë dhe pikërisht: Selca, Vukli, Boga, dhe Nikçi, ndërsa nëntë të tjerët, Gruda, Hoti, Shkreli, Kelmendi (Kilmendi), Loha (Loya), Reçi (Reçi), Rjolli (Riola). Kopliku dhe Grizha (Greisha), thuhet se përbëheshin vetëm nga një bajrak i vetëm. Triepshi dhe Kraja nuk ishin të listuara, pa dyshim për arsye se ato shtriheshin në vijën kufitare që e ndan Shqipërinë me Malin e Zi. Kjo kishte ndodhur edhe përpara vendosjes së kufirit të vitit 1913. Kjo bëri që Postriba të mos përfshihej në atë bashkësi, duke e lënë atë në një grup të veçantë fisnor.¹¹ Këto ishin Mazreku, Drishti, Shllaku, Dushmani dhe Suma. Vetëm një nga këto, Dushmani, ka dy bajrakë, ndërsa të tjerët kanë secili nga një bajrak. Dushmani është i vetmi nga këto emra që gjendet në listën time, ku i jepet statusi i një bajraku të Dukagjinit. Unë bëra vetë një matje në fshatin Postribë dhe mbeta i befasuar që asnjë subjekt nga këto “fise” të veçanta nuk u shfaq. Atë që më thanë se e quanin Dukagjin, ajo e liston si “Grupi Pulti”, duke e ndarë atë në Pultin e Sipërm dhe Pultin e Poshtëm. Ajo i jep Pultit të Poshtëm 4 fise të vogla, me një bajrak secila: Plani, Gojani, Mgula dhe Kiri. Pulti i Sipërm e ka Shalën, me 4 bajrakë: THETHI, Pecaj, Lotaj dhe Lekaj; Në Shosh, numri i bajrakëve nuk thuhet; Toplana dhe Nikaj po ashtu. Mërturin, që martohej me Nikajt dhe që tani njihet si pjesë e Malësisë së Gjakovës, ajo e liston me Pukën si pjesë të Berishës. Arsyeja për këtë ishte se “Mërturi u nda nga Berisha njëmbëdhjetë breza më parë”.¹²….
Bardh Spahia per Shkodren!
Greta Bardeli Gjoni
Luciano Boci
Burimi/Facebook


Leave a Reply