Ishte viti 1770 dhe Wolfgang i ri duhej të jepte provimin më të vështirë të jetës së tij, pranimin në Accademia Filarmonica di Bolonja, një nga institucionet muzikore më prestigjioze në Evropë.
Mendoni, një djalë vetëm 14 vjeç, i mbyllur vetëm në një dhomë, nën presionin e demonstrimit të talentit të tij para mësuesve më të famshëm të kohës. Provimi përbëhej nga kompozimi i një pjese komplekse kontrapunktike, dhe ai kishte vetëm disa orë kohë të përgatitej për suksesin.
Por Mozarti nuk ishte një djalë i zakonshëm.
Jo vetëm që e kaloi provimin me sukses, por u bë kompozitori më i ri i pranuar ndonjëherë në historinë e Akademisë. Një rekord që ende të bën të habitesh.
Imagjinoni, ndërsa bashkëmoshatarët e tij luanin në rrugë, ai po shkruante historinë e muzikës. Një talent i parakohshëm, dhe i pa pabesueshëm.
Disa njerëz lindin vërtet të veçantë, dhe Mozarti është prova e gjallë…
Përktheu: Fatmir Shqarri…
Burimi/Facebook/Merkuli Press


Leave a Reply