Mësuesit normalistë elbasanas që shërbyen në vitet 1941-1945 në Kosovë e Maqedoni ku hapën 87 shkolla fillore për qindra -mijra nxënes ( gjithsej 323 mësues normalistë ) .Nderim dhe respekt veprës së tyre madhore për mësimin e gjuhës sonë amtare dhe zgjimin e ndjenjës kombëtare . Ndër ta përmendim :
MUSTAFA KATZADEI – NE TETOVE
Kur mesuesit si qellim kishin patriotizmin dhe si objekt arsimimin!
Mustafa Kadzadej: Normalist, arsimtar. Mustafai ishte biri i nje familje qytetare elbasanase lindur ne 19.03.1918 nga martesa e Ahmet Kadzadej dhe Lahe Bakalli. Pas vdekjes se babait ne nje moshe te mitur, Mustafai meret ne kujdestari nga daja i tij Hysen Bakalli, tregtar. Arsimin fillor e mori ne qytetin e Elbasanit dhe ne vitin 1936 nisi studimet ne shkollen “Normale” nen frymen e shume familjeve te tjera elbasanase dhe jo vetem. Me nismen e Ministrit te arsimit te atehershem Ernest Koloqi per perhapjen e gjuhes dhe arsimit shqip drejt “Tokave te Lirueme” , gjate periudhes se okupimit te Shqiperise nga Italia fashiste, Mustafai behet pjese e grupit te Nor malisteve te pare per te ushtruar profesionin ne vitet 1941-1944 drejt qyteteve shqiptare te Struges, Gjakoves dhe Rahovecit. Pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore dhe instalimit te regjimit komunist ne Shqiperi rikthehet si mesues ne qarkun e Elbasanit. Me kontributin e tij hapet shkolla fillore ne fshatin Gjergjan te Elbasanit. Nga martesa e tij me Servet Shkodren , vajzen e patriotit elbasanas Qamil Shkodra, trashegoi 5 femije. Nderroi jete ne Elbasan me 5 shkurt te vitit 1984. Fotot nga arkivi i familjes Kadzadei
Burimi/Facebook/ARKIVI HISTORIK I ELBASANIT/Kastriot Kambo


Leave a Reply