Një studim i publikuar në Journal of Translational Medicine zbuloi se konsumimi i lartë i sheqerit lidhet me një rritje prej 31% të rrezikut për depresion. Studiuesit analizuan të dhënat e mbi 180,000 pjesëmarrësve nga baza e të dhënave britanike UK Biobank, duke i ndarë ata sipas zakoneve ushqimore.Grupi i njohur si “dhembë ëmbëlsirash” tregoi nivele më të larta depresioni, diabeti të tipit 2 dhe sëmundjesh të zemrës.
Duke përdorur inteligjencën artificiale, studimi lidhte zgjedhjet ushqimore me tregues biologjikë, duke theksuar ndikimin e thellë që ka dieta e pasur me sheqer, si në shëndetin mendor ashtu edhe në atë fizik.
Po ju si i keni marrëdhëniet me ëmbëlsirat?
Burimi/Facebook/TVA News


Leave a Reply