Më poshtë është lista e banorëve të fshatit Grapsh ( Dropoli) Gjirokastër, i nxjerrë nga dokumentat e rregjistrave osmanë të viteve 1520. Bie në sy që emrat e banorëve janë të gjithë të njëllojtë me gjithë banorët e tjerë të labërisë të rregjistruar në këtë fillim të shekullit të XVl. Në këtë fshat kur erdhi Kozma Etoliani në vitet 1770 dhe i mblodhi në kishë, ku u flit në gjuhën greke kishtare, dhe kur përfundoi meshën, asnjë nuk lëvizte… I thotë dhjaksit që e shoqëronte se:
— pse nuk më flet asnjeri prej tyre?
Ja pret dhjaksi:
— këta nuk të kuptojnë, pasi flasin dhe kuptojnë vetëm shqip!..
Në këtë listë të emrave të banorëve të Grapshit, më bie në sy nr:
9 — Gjon Kola!..
E veçoj këtë, pasi nga një banor i këtij fshati mu kujtua një rrëfim i tij për Gjon Kolën e parë, i cili ishte nga të parët e trungut familjar të Enver Halil Hoxhës!
Fusha, (arat), përballë rrapit në qendër të Grapshit, edhe sot quhet ara e Gjon Kolës, (mu shpreh ai). Sipas historisë që më tregoi i grapshioti, Gjoni emigroi në Stamboll në kurbet disa vjet, ku atje u islamizua, dhe kur u kthye nga emigrimi u vendos në lagjen Palorto në Gjirokastër, ku hapi furrën e parë të bukës në qytet. Kur një pasardhës i tij u bë hoxhë, ata morën mbiemrin “Hoxha”.
Këtë histori e konfirmon edhe vet Enveri në librin e tij “Vite të Vegjëlisë”, ku shprehej që:
” më para mbiemri jonë ishte Kola, banonim në një fshat të Dropullit, por origjina jonë ishte nga një fshat i labërisë”!
Në vitin 1978 kur Enveri vizitoi Gjirokastrën, bëri vizitë edhe në minoritetin e Dropullit, dhe jo rastësisht, ai zgjodhi fshatin Grapsh, dhe nuk zgjodhi Derviçanin, Goranxinë a Sofratikën si qendra më të populluara.
Në arkivat e mbretërisë së Zogut kanë dalë edhe dokumentat ku nëna e Enverit, (Gjulua), jepte arat për mbjellje dhe jepte fajde në persona të ndryshëm…

Burimi/Facebook


Leave a Reply