Qershori 1990, rezulton një muaj i përgjakshëm në kufi, me 9 të vrarë, të gjithë mosha të reja, njëri 17 vjeç. Sipas kronologjisë dhe të dhënave të tjera, tabela është kjo:
-Fatmir Duro, nga Ormani i Korçës, 25 vjeç, më 9 qershor në Shelegur të Rrethit Kolonjë.
-Nini Hoti, nga Shkodra, 25 vjeç, më 12 qershor në Zogaj të Rrethit Shkodër.
-Pëllumb Pëllumbi, nga Shkodra, 17 vjeç, më 14 qershor në Han të Hotit të Rrethit Shkodër.
-Muhamet Nurja, 24 vjeç, nga Tirana, më 17 qershor në Arëz të Rrethit Korçë.
-Artan Cemi, 24 vjeç, nga Tirana, më 17 qershor në Arëz të Rrethit Korçë.
-Harallamb Papuçi, 24 vjeç, nga Melçani i Sarandës, më 21 qershor në Grazhdan të Rrethit Sarandë.
-Ilia Dalla, 28 vjeç, nga Çaushi i Sarandës, më 21 qershor në Grazhdan të Rrethit Sarandë.
-Thoma Bato, 26 vjeç, nga Bodrishta e Gjirokastrës, më 24 qershor në Kakavijë të Rrethit Gjirokastër.
-Enver Duka, 23 vjeç, nga Gusmari i Tepelenës, më 24 qershor në Viçisht të Rrethit Dibër.
Autori: Kastriot Dervishi
Burimi/Facebook/Korça Report


Leave a Reply