Sali Berishës nuk mund t’i kërkohet largimi në bazë të statutit të Partisë Demokratike për disa arësye krejt bazike;
1. Ka udhëhequr një parti të palegjitimuar nga ana juridike për gati 3 vjet!
2. Partia që ka udhëhequr ai ka qenë e privuar nga fondet dhe mjetet financiare që i takojnë çdo partie si ajo të regjistruar në gjykatë.
3. Për 11 muaj shumë kritike për opozitën ka qenë i privuar jo vetëm nga drejtimi i partisë por edhe nga komunikimi direkt me partinë dhe forumet!
Të gjitha këto vlenin nëse do të kishim zgjedhje të rregullta, të lira e të drejta!
Fakti që nuk kemi patur zgjedhje por një manipulim galopant e amniston Sali Berishën dhe neni “Basha” i statutit bëhet krejt i pavlerë!
***
Tani, këto po i shkruan dikush që ka qenë kritik deri diku i ashpër jo vetëm i kupolës së PD-se por edhe i shumë vendimarrjeve të Zotit Berisha gjatë 4 viteve të fundit!
E sërish jam!
Çuditërisht i them këto argumente unë që jam jashtë çdo strukture të PD-se e asnjê nga ata që duhet t’i artikulojë argumentet e mësipërme nuk e hap gojën!
E kjo jo se nuk i dini por nuk doni!
Ju që belbëzoni apo kërkoni dorëheqjen e Sali Berishës mbylleni zhabën e mos harroni se një nga shkaqet e “humbjes” se PD-se jeni bash soji juaj!
Mos kujtoni se nuk i lexojmë dhe kuptojmë lëvizjet “nëntokë” të ‘të bashkuarēve’ bashistë dhe të ‘shantazhuarëve’ të rithemelimit!
Ne nuk hamë e as nuk pimë bar.
Po ju shohim e mendjen e kemi tek ju!
Harrojini manovrat e mbylleni sqepin!
‘Fajin e ka Saliu’ – që ju mban afër e ju futi edhe në lista të sigurta!
Kaq
Burimi/Facebook


Leave a Reply