U derdh rakia.
Rreth viteve 1960 andej nga ana jonë mësuesët vinin nga qyteti.
Kuptohet nuk kishte hotel.
Këshilli popullor i fshatit kishte për detyrë ti sitsemonte me të fjetur në fshat te prindërit e fëmijve që vinin në shkollë.(Me bazë)quhej .
Mësues Raqi një darkë i takoj të vinte te familja e nxënësit të vet Petrit.
Në ato vite akoma nuk i kishim të gjitha dhomat me tavan.
Por ishte bërë një tavan rastësor me misër të lidhur lidhje i thoshim ne dhe ngjante si tavan.
Ky Raqi e dinte se këtej nga fshati rakinë e vendosnin gjithandej madje deri lart në trarë.
Një dreq maçoku kishte hipur kërkonte ndonjë mi,dhe i hoqi një shurrë.
Raqi i thirri Petritit thuajë babit kujdes se e derdhi rakinë!
Se shurra e maçokut po rrithte curril nga mustaqet e misrit posht
Vrap u ngrit në këmbë dhe e priti lëngun në pëllëmbë të dorës.
Pasi e lëpiu i tha Petritit,qënka e kripur bre nuk qënka raki e mirë.
Jooo zoti mësues mos!
Ajo është shurra e maçokut!
————————————————————————–
Mirmpngjes Nga Plazhi Trieste.-Humor.
Më gjeti belaja me gruanë,na gjej vezë andej nga stalla se këto të supermarkatës nuk janë bio.
Mirë e ka kjo po ku ti gjej unë varëfri?.
Nese ,ku të ndizet zjarri në mes shtëpis duhet një zgjidhje.
Pyata një shok ,ai më tha Xhuzepja ka pula dhe shet vezë tamam pe fshati.
Shkova i thirra o Xhuzepe(shkurt Pepino).
A ke vezë?
Pe pulash po tha.
Eee i thashë pe pulash jo pe gjelash.
Sa kushton një kokërr ?
30 cent.Ok mora 10 kokrra,i çova në shtëpi,pllaq ,plluq plaka u kënaq,shyqyr i thashë, u bënë sebep vezët që mu qase një çikë.
Kështu që me Pepinon kisha kontratë për gjithmonë.
Çdo të enjte në orën 8 të mëngjezit hajde tha.
Shkova një të enjte ,derën e hapi një zonjë.
Ku është Pepja e pyeta se e kam si huq nuk para bëj muhabet me gratë,aq më tepër me këto sinjorat italiane.
Çfar do?
Vezë dua i thashë .Aaa thashë çfar doje?
Ku është Pepino?
Është në spital .
Jam unë sa për 100 Pepino ,edhe sikur po i xixëllonin sytë.
E o sëhat i mallkuar e thashë!.
Mbasi i mora vezët,më pyeti do gjë tjetër me çmimin e vezëve???
Jo ,jo i thashë sot jemi në rregull.
U mbaruanë vezët ika sërisht te stalla e Pepinos.Aty gjeta Edhe Pepinicën edhe pepinicën .
Sa më pa zonja thirri :
A more mio(në shqip i dashuri im).
Unë u befasova, ku dreqin i paska ngjitur kaq shumë hesapi me mua fakirin?
Edhe i shoqi hapi syt,.
Bobo tha me vete atë ditë që nuk isha unë,pale ç’qënka bërë këtu?
Aty pastaj na ndodhi diçka e pa këndshme për mua!
10 Vezë tha 4 euro.
Oouu thash u hakmor Pepinua nga xhelozia.
Pse ma ngrite çmimin i thashë?
Filloj jo ashtu, pë kështu janë ngritur çmimet.
Më duket se i paske çuarë në maternitet të pjellin pulat të kësaj here, që është rritur kostua. Ky miku i mblodhi buzët nuk i pëlqeu ironia.
Kurse Pepinica u shkri së qeshuri.Ahaha ,qënke djall i madh tha.
Mos ki merak kur të vejë në spital ky herën tjetër unë do ti ul fare.
Hapa syt i çuditur,çfar do ulësh moj pilingri?
Çmimin e vezvëvet se qënke një djall shakaxhi.
Faleminderit i lashë numurin e telefonit fallco,se po ti çoja vezët me çmim të ulur në shtëpi plakës do i mbanin pak “erë”.???
Burimi/Facebook


Leave a Reply