Lekë Dukagjini ishte një princ mesjetar shqiptar, anëtar i familjes fisnike të Dukagjinëve. I lindur në vitin 1410 në afërsi të Lipjanit në Kosovë ose në Mirditë, ai është i njohur për Kanunin e tij të shkruar në shekullin e 15-të. Deri në vitin 1444 Lekë Dukagjini ishte pronoiarios i Koja Zaharisë ndërsa në vitin 1446 e mori përsipër parinë e vendit prej të atit Pal Dukagjini. Më 1447, Lekë Dukagjini u akuzua si vrasësi i Lekë Zaharisë për arsye të Irene Dushmanit, ndërsa në të njëjtin vit Dukagjini u martua me Teodora Muzakën, motrën e vogël të Gjon Muzakës dhe patën dy djem, Stefanin dhe Nikollën.
Në vitin 1451, Lekë Dukagjini planifikoi të sulmonte Drishtin (zotërim Venedikas) por plani u zbulua dhe sulmi dështoi ndërsa në korrik të 1452, Papa Nikolla V ngarkon ipeshkvin e Drishtit, Pal Dushmanin, pajtimin e Dukagjinit me Skënderbeun. Gjatë gushtit 1457, Osmanët kishin pushtuar toka të shumta Arbërore që bëri Dukagjinin të bëhet me Osmanët dhe me ndihmën e tyre morri Shatin. Më 14 shkurt 1458 tre vëllezërit Dukagjini benë një marrëveshje paqeje me Venedikun që nuk zgjati shumë dhe në nëntor të të njëjtit vit Leka e prishi paqen.
Gjatë vjeshtës së vitit 1463 u arrit pajtimi i Lekë Dukagjinit me Skënderbeun nga Pal Engjëlli ndërsa gjatë viteve 1466-1467 Dukagjini morri pjesë në mbrojtjen e Krujës. Pas vdekjes së Skënderbeut më 1468, kryengritja Arbërore u udhëhoq nga Lekë Dukagjini deri në vdekjen e tij më 15 qershor 1481.
Burimi/Facebook


Leave a Reply