Ai ka një pasuri të vlerësuar prej 200 milionë dollarësh, por jeton sikur nuk ka asnjë qindarkë për të kursyer.
Ai nuk përdor letër kuzhine, preferon të presë rrobat e vjetra për të bërë lecka. Nuk ble letër higjienike të shtrenjtë: përdor llojin e ashpër, pa parfume ose zbutës rrobash.
Emri i tij? Vin Diesel.
Larg luksit dhe teprimeve të yjeve të tjerë, ai jeton në një shtëpi modeste në Kaliforni, me mobilje të thjeshta dhe pa dekorime të shfrenuara.
Makina e tij? Asnjë Lamborghini apo Ferrari, por një automjet i vjetër fuoristrade, që ka vite që qarkullon.
Në dollapin e tij, vetëm bluza, bluza me mëngë të shkurtra, asnjë markë luksoze, asgjë që të bërtasë si “i famshëm i Hollivudit”.
Pra… ku shkojnë gjithë këto para?
Për Vin Diesel, paratë nuk janë qëllim, por mjet.
Ai ka investuar miliona për të ndihmuar komunitetet vulnerabël dhe për të mbështetur kauzat sociale.
Ai vizitoi jetimore në Republikën Dominikane për të bashkëpunuar me Fondacionin Maestro Carey.
Ai themeloi Fondacionin Race Global Film, për të përdorur kinemanë, si një mjet për ndryshim në pjesë të ndryshme të botës.
Ai dhuroi një milion dollarë për Skautët Amerikanë për projekte edukative.
Ai nuk mburret me orët ose vilat e tij, as nuk jeton i rrethuar nga blicet.
Ai mbeti i njëjti djalë, që u rrit me vlera dhe bindje të forta.
Në një botë ku shumë njerëz jetojnë për t’u dukur, ai zgjodhi të jetojë për të ndihmuar.
Ndoshta, luksi i vërtetë…
nuk ka nevojë të provojë asgjë…
Solli për ju, Fatmir Shqarri…
Burimi/Facebook


Leave a Reply