Tuej ndjeke ne tv.kangen “Zjarr – Shkodra elektronike” ne eurosong, me erdhen ne mend sa e sa kange te muzikes se arte shkodrane, te krijueme prej kompozitoreve dhe poeteve, plot histori ,paraqite me melodite dhe tekstet poetike te mrekullueshme.
Si lindi Lulebora?
Gjon Simoni ishte mesues muzike ne gjimnaz. Ne nji dite dimni, prej dritares, sheh disa nxanes e nxanese qe po luenin ne oborr me boren, qe kishte mbulu gjithe qytetin.Ketij i mbeten syte te nji prej vajzave me floke te gjata te mbledhuna gershet.Ju duk si nji lule ne mes luleve tjera. Me kete vajze krijoj lidhje dashnije.
Per kete i kerkoj shokut te tij, poetit Zef Pali nji poezi, i cili ja solli disa dite ma vone…e mesuesi, kompozitor i ri, krijoj kangen lulebora!
Tuej kerku mal e koder
Tuej prek lulet gjithe me dore
Ne nji kopsht ne Shkoder
Ty te gjeta lulebore
(“Ne Shkoder te gjithe kendojne” I. Alibali )
Nji histori tjeter te trisht, pati kanga “Kaçurelat”
Gac Çuni, djale i ri i talentuem, kendonte bukur dhe i binte edhe kitarres. Kishte njofte nji vajze qe u realizu ne dashni. Por andrra e tij u keput ne mes, sepse e arrestuen padrejtesisht. I vrame shpirtnisht ne burg kompozoj kangen kaçurelat ..
…o kam me deke e s’kam me i harru…s’kam me i harru , kaçurelat e tu…!
Tre muej para se me u liru ai vdiq!
Ishin dy shoke shkodrane studente ne Firence; Ramadan Sokoli, kompozitor dhe Qemal Draçini, poet.
Ramadani donte nji vajze .Per kete Qemali bani nji poezi, te cilen Ramadani e veshi me nota muzikore tuej kriju kangen “Turtulleshe'” me nji histori dashnije te gjate!..
Nji dite Pjeter Gaci sheh ne oborr te shpise se Kultures nji vajze.(I ban pershtypje
bukurija e saj)
– Po ti çka ban ketu? , e pyet
– Po pres nji shoqe!
– Si e ke emnin? ..Ajo ja thote: Vjola …Emnin e paske luleje
e si lule kenke!
(Pjetri kompozoj kangen “ky marak”…kushtu Vjoles!
Shume kange tjera u krijuen per rastesi e shumica kane histori krijimi.
Kangen”Lulja e majit”, te cilen korçaret deshten ta pervetesojne si te tyne, Pjerin Ashiku e krijoj per te dashtunen , Lilin, e cila ma vone u ba bashkeshortja e tij!
Preke Jakova krijoj kangen e bukur “Margjelo”, Tonin Harapi “Te du o det”, kendu prej Tonin Tershanes, Tish Daija kangen “Flake e bore”, kendu prej Nikoleta Shoshit, Leonard Deda kangen “kur gjethet bine ne vjeshte”, qe u ba hymn ne Radjo Tirana , Zef Çoba me tekst te Alfred Çapalikut kangen e bukur “Xhamdani vija vija” etj.etj.
E ketyne kangeve ju shtu keto dite edhe “Zjem – Shkodra elektronike” me tekst e muzike mesazh vazhdinesije e muzikes se art shkodrane, te kompozitorit Kole Laca, fjalet Leke Gjeloshi, kendu prej Beatriçe Gjergjit..
Kjo kange ndezi nji gur, i cili ka me qendru gjate ne traditen e muzikes se art shkodrane!
Burimi/Facebook


Leave a Reply