Gjuetaret
Si shume identitete te Shkodres, eshte edhe ai qe tregon per gjuetaret.
Vend i begate me fusha, kodra e male, lumej e perrej, keneta e pyje, liqen e det qe flasin vete. Te gjitha keto, si dhe klima kontinentale e pasun me lloj-lloj shpendsh te bute e te egjer si rosa, pata te egra, thellanza, turtuj, shkurte, ficka, shapka si dhe dhelpna e lepuj, perbanin nje oaz te madh si nje palester apo stadjum natyror, Ku zhvillohej loja e bukur sportive e gjuetise.
Dy gjuetare te njohun, jo vetem ne Shkoder por edhe matej kane kene Jakup Bajri e Kel Temali, por edhe shume te tjere te vjeter e te rinj te inkuadruem ne shoqaten e gjuetareve.
Le ti kujtojme disa: Sabri Domnori, Sabri Cungu, Mehdi Jera, Dul Alija, Lem Coba, Bardhyl Kraja, Ymer Zmijani, Ndoc Shytani, Hamdi Ulqinaku, Januz Hamzi etj etj si dhe mesuesi muzikant, violinisti e gjuetari Gjovalin Xhanxhafili, qe i la shoqates trashegimine si autor i dy librave me vlere per gjuetine.
Mblidheshin tek klubi i tyne i gjuetareve tek Dugajte e Reja, pinin kafe, bisedonin e debatonin dhe tregonin histori te ndryshme gjuetie.
xx
Cdo lagje e qytetit tone si dhe cdo katund, ka pase gjuetaret e vet.
Rruga Gerej e njoftun per familje te mira e per njerez te ditun, me emra e me tituj, Ka pase edhe kater gjuetare, ku Gjon Pllumi zen vendin e pare.
Erdhi prej Austrise me diplomen, Jo te profesorit por te punetorit, mjeshter te kepucetarit ku hapi edhe nje dyqan. Pruni prej Europes dije, sjellje dhe edukate.
Ishte njohes i gjuhes gjermane, shume miqsor, i dashtun dhe i kandshem ne shoqni, cilesi qe ia trasheguan edhe djali Bepi e vajza Teuta.
Ushtronte gjuetine i vetem ,shoqnu me qenin e tij Cezi, pru prej Austrise. Nje e vecante qe habiste gjithe qytetaret, ishte se kur punonte ne dyqan, Gjoni i varte qenit ne qafe nje strajce. Aty fuste ushqimet qe blente dhe Cezi ja conte ne shtepi Lizes – se shoqes, shpijake.
I dyti gjuetar ishte aktori i teatrit dhe i kinemase Ndrek Prela ardhe prej Argjentines.
Ne nje dite dimni te ftofte, Ky, ndersa po’ gjuante i vetem ne kodrat e Bardhajve, vret nje ujk. Katundaret ja vleresuan dhe ja diten per nder , sepse ujku i trazonte neper shpia.
Gjuetari i trete, Gasper Gera, burre e zotni i vertete, ishte i kamun ekonomikisht dhe e ushtronte gjuetine vetem per kenaqesine e tij.
I katerti i mahalles, i pafati, ish sekretari i gjykates, vdiq heret aksidentalisht ne bahqen e tij.
.
Prej shkrimtarit dhe poetit shkodran Skender Temali, po shkepus kete strofe marre prej poezise “Amaneti i gjuetarit”:
Nese merrni vesht se jam duke vdeke,
me sillni ciften me fisheke ,
Se zagari nxiton e vjen vete !
!! Dhe do te shihni:
Po’ s’erdha prap ne jete 😂😂
L.L.
Burimi/Facebook


Leave a Reply