Nuk e di sa prej jush ndiqni kanalin TikTok në Shqipëri, por autoritetet në Tiranë kanë bërë të ditur se nga nesër, me 13 mars, do të mbyllet platforma TikTok në Shqipëri.
Ministrja e Arsimit Ogerta Masastirliu, ka bërë të ditur me 6 mars se qeveria e Shqipërisë ka vendosur të kufizojë aksesin në TikTok për një periudhë 12-mujore. Sa kohë sakt do të pamundësohet përdorimi i TikTok në Shqipëri mbetet të shihet, por ndërprerja e aksesit në TikTok, do të realizohet nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike.
Tik Tok në Shqipëri është një platformë me mbi 1 milionë përdorues.
Vendimi për mbylljen e TikTokut u mor nga qeveria pas një konsultimi të gjerë publik në dhjetor 2024. Kjo nismë erdhi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani pranë një shkolle në Tiranë me thikë nga një bashkëmoshatar i tyre, pas një sherri të nisur në rrjetet sociale.
Burimi/Facebook


Leave a Reply