
Vrasësi dhe denoncuesi i UÇK-së Lulzim Basha dekorohet nga politika e pafytyrë Kosovare
Nga Erald Selca
I katapultuar në politikë si i preferuari i familjes Berisha tashmë dihet botërisht se Doktori qeverisë në bazë të preferencave të fëmijëve të vet Argitës dhe Shkëlzenit tamam si nëpër dinastitë arabe si Sadam Husein dikur në Irak, si Gadafi i tmerrshëm me të bijtë dhe si tirani sirian Basher Al Asad, Doktori në vitin 2005 në emër kinse të reformave themeloi KOP-in një grup shokësh e shoqesh të fëmijëve të vet ku stari i tyre ishte Lulzim Basha një jurist modest dhe përkthyes i OKB-së në Kosovë, ky zotëria ca kohë kishte jetuar në Holandë dhe madje kishte hequr dorë nga pasaporta shqiptare, funksionari i mëvonshëm i Doktorit dhe interesave të familjes tyre kleptokrate.

Lulzim Basha nga pas luftës e deri në 2005-ën punoi jurist-përkthyes i Unmikut, me një pagë rreth 100 mijë euro vjetore dhe asesi nuk pranonte që është shqiptar, frekuentonte lokale dhe bare mondane prishtinase me vajzën e Doktorit Argitën dhe burrin e saj.
Misioni i tyre ishte ai i Berishës si dikur që sabotonte UÇK-në, tash Luli i bukur që nëpër zyrat e Unmikut dhe ministrisë drejtësisë Kosovës kur kalonte eksitonte pa fund me sharmin, stilin e tij prej playboyit femrat vendase dhe të huaja dhe ju jepte ndonjëherë ndonjë buzëqeshje që ato mandej përjetojnë një orgazëm shikimesh të paparë, Luli nuk fliste shqip se i vinte turp deklarohej që ishte shqiptar, por si hienat nën rrogoz me qarqet proserbe ndërkombëtare dhe me ndihmën e disa strukturave LDK-iste Luli po bënte gjëmën filloi një seri dosjesh anti-UÇK-së kundër ikonës UÇK-së Fatmir Limajt, Haradin Balajt, Ramush Haradinajt me bashkëluftëtarë.
Luli i preferuar i PD-së ku 2005 do kapte majat me vite tera pas lufte në Kosovë me prokuror e gjyqtar ndërkombëtar bëri veprime antikombëtare me fushatën antiluftë çlirimtare ku pasojat po i vuajmë edhe sot.
Luli na u bë dyshi i PD-së aty ku ishin tenderët milionësh, Fazlliqi aty ishte Luli sa ishte ministër i transportit keqpërdori miliona dollar, mandej për ketë u shpërblye me poste tjera ministër i jashtëm dhe i policisë.
Kulmi i të gjithave është se njeriu që dha urdhër për të vrarë opozitar shqiptar me 21 janar e kobshëm të 2011-ës atë ditë u vranë 4 protestues te qetë nga policia dhe garda e Doktorit dhe për të gjitha këto krime në vend se ai dorëhiqet dhe hetohet shteti i kapur peng nga familja e doktorit e vendos me vota të vjedhura në pozitën e kryetarit të Bashkisë Tiranës për të vazhduar me vjedhjen dhe varfërimin e shqiptareve.
Te ne në Kosovë e kam thënë shpesh më shumë çmohen antivlerat se vlerat dhe ndihem keq nga këto paradokse alla shqiptare, nga pas lufta e këndej Kosova nderoi kryesisht zyrtar te se djathtës të cilit në kohen e luftës ishin në opozitë dhe nuk dhanë asnjë kontribut evident, për çudi nuk u nderua shqiptari i madh Pandeli Majko, Ilir Meta, Rexhep Meidani, Klosi, Nano, Milo, sa e sa prefektë e kryetar bashkie që dhanë çdo gjë për mikpritjen dhe ndihmën vëllazërore.
U nderuan dhe po nderohen legenët, askushat, bërllogat sabotatorët, idiotet vrasësit, po, po vrasësit i nderoi Prishtina ata që lanë fëmijë jetim, Lul Basha do duhej ishte në burg e jo në bashki.
Turpi i turpit është lere LDK -në se ajo aleate është me Berishën, amnestimi i Lulzim Bashes nga Thaçi-Haradinaj me PDK-AAK të cilat i rezervuan pritje madhështore dhe i jepen dekorata njeriut që denigroi luftën çlirimtare, u dekorua merre me mend nga familja Haradinaj dhe Decani me titullin Shkëlzen Haradinaj të këtij heroi madh, merre me mend sa poshtë kanë ra shokët tonë luftës për ca ditë pushtet mediokrit nderojnë ata që i futen në burg shokët e istikameve ,tmerr pafytyrësi idiotësi.
Tirana dikur gabonte miku im Edi Rama dekoronte Bregoviqin një njollë në biografin e tij, e pranoj jam i majtë tradicionalisht krenohem me ketë dhe bashkombasit tonë Shqipëri duhet ta kuptojnë se Kosovë nuk janë gjithë me Berishën po ka me mijëra me PS me Pandin, Edin, Doklen, Elisa Spiropalin .
Jemi për vlerat kudo.
alb-observer.com
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply