Shuaje Mallin.
Në do që të shuash mallin,
hidhu përtej tutje në Vëllath.*
Atje e shikon gjith Dusharë
dhe e shuan mallin e madh.
Do shikosh bregun e Hanit,
Brënda fsheh shumë histori.
Ku shkonte rruga e karvanit.
Fan Noli me ca miqtë e tij.
Pak më tutje shikon kishën,
Ku falëshin stërgjyshit tonë.
Më pas feja ka ndryshuar,
Ishim , mbetemi autoktonë.
Kur shikoj Kroin e Grëndës,
lotët më rrjedhin nga syt.
Gurgullon zgjohem nga gjumi,
Dushari s’ka Grendë të dytë.
Lagje mezit sofrën shtruar,
Kroin e Fallit e mban në gji.
Shikoj qaj që nga Vëllathi,
shkollën tonë ndrin si Flori.
Lagjja sipër plot me dëborë.
me dy motrat siç e thashë.
Lindi patrioti Memet Dushari.
ndriti kombin pashë më pash.
Më lartë Ahu i xha Nishatit.
fëshfërin e dredh mustaqen.
Dikur aty mblidhej mexhelizi,
Pleqtë komandonin lagjen.
Pak më sipër janë Gjinollarët,
Si kapele rrinë mbi fshatin.
Mallosur shoh ç’do pëllëmbë,
Prandaj se harroj Vëllathin..
Po ç’e do tani në fund fare?
Qaj si marrë e s’pushoj dot.
Shikoj themelë tim të vrarë,
Këtë mëkat se mban kjo tok.
Më thonë ca miq e shokë,
Mjaftë shkruajte për Dusharë!
Ç’faj kam se aty kam lindur?
Sa të rroj ,s’rri dot pa shkruar.
——————————————————
Urim për Datlindjen.
Një shkop i dhurova shokut tim.
I thashë mos e zënç hiç me dorë !
Ngrysi sytë i përlotur me nxitim.
Më pyeti:ç’borxh të kam o i gjorë?
Qesha dhe dorën i hodha në qaf.
E urova rrofsh sa mali me dëborë!
Edhe nga ti nuk pres një tjetër llaf.
Të dy sa mali,pa shkop në dorë!
Qeshi dhe shoku, u përqafuamë,
Hape thesin tha,na bëj tjetër urim,!
Vëllaçko,për pak desh zemëruamë.
Qofshim të qeshur si Dielli në agim!
Po qerratai s’po më linte më rehat,
Mbaje,mbaje, thesin akoma hapur!
Mu duk sikur deshi të më zinte mat
Tre breza për qafe qofshim kapur !
Të lutem na kënaq edhe një herë!
Me plakat qofshim, dorë për dorë.
Se do kemi katër stinët pranverë.
Rrimë ngroht,le të bjerë jasht borë!
Prandaj motra dhe vëllezër ku jini.
Shkopinjtë le të rrinë,varur si relik.
Këtë urim nga unë plakushi e kini.
Rrojtëm pa u plakën,mos kemi frik.
——————————————————–
Fushat .
Kur vjen fushata kthehen në shqerra,
Na lëpijnë na puthin ku më s’ka.
Mbaron e shkreta kthehen në derra,
Po qe gjëkundi o Zot na ruaj nga këta.
Tridhjet e pse vjet unë nuk ju ruajta.
Përgjigja e zotit lexohet në shesh.
Këta nuk i bekova,nisini për shkarpa.
Ndryshe s’do kini dhallë e përshesh.
Unë s’ jam Zot veç për Shqipërinë.
Kërciti dhëmbët i madhi i bërë tym.
Kombet e tjera në mbarësi vinë.
S’kam ç’tu bëj kur zgjidhni gjytyrym?
——————————————-
Mirmëngjes.
Rroftë”Partie”Skënderbeut!
E kishte emrin Atdhe.
Sot kemi me qindra copë,
Nuk po rrinë zogjtë në fole.
Sikur foli,trimi nga varri,
dëgjoni këtu more zuzarë:
-Po u ngjalla dot njëherë,
të gjithë dreqi do ju marrë!
Ju që ndotët shpatën tme,
kthyetë urrejtjen jugë veri.
A e dini ku do ju zërë darka?
Të gjithëve kapic, mu në qeli.
Do të bëhem si Robin Hut.,
T’u marr vila e salltanete.
Do çfaros farën tuaj të ligë,
Gjithë popullin kam me vete.
———————————————-
Hajdut nuk ka më!
U pa puna tani ore mik,
Vjedhim ndonjë bankë,
Kërkojmë azil politik
Pyeti gjyshja Rrahime:
Dhe kur vjedh lopën time?
Jo për lopën edhe pula,
Tani është gati formula!
Burimi/Facebook


Leave a Reply