Pais Vodica (Pashko) u lind në fshatin Vodicë të Kolonjës në vitin 1881. Më 1910, u shugurua prift. Në vitin 1912 ai u arrestua nga autoritetet osmane për aktivitetin e tij në lëvizjen kombëtare shqiptare. Në vitin 1920 u caktua arkimandrit. Më 1922 mori pjesë në Kongresit e Beratit që shpalli autoqefale Kishën Ortodokse të Shqipërisë.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Pashko u bashkua me Frontin Nacionalçlirimtar.
Më 18 prill 1948 u shugurua peshkop i Korçës nga Kryepeshkop Kristofori (Kisi) dhe Peshkopi Rus Nestor (Sidoruk).
Në vitin 1949 Pais Pashko zuri vendin e Kryepeshkop Kristofor Kisin i cili dha dorëheqjen.Kryepeshkop Paisi më 25 gusht 1949 organizoi Sinodine Shenjtë ku bënin pjesë: kryetari Pais Vodica, mitropolit i Durrësit dhe i Tiranës, kryepeshkop i gjithë Shqipërisë; Kiril Naskazi, peshkop i Beratit; Filathe Duni, peshkop i Korçës; Damian Kokoneshi, peshkop i Gjirokastrës; Sofron Borova, ndihmëspeshkop pranë Sinodit të Shenjtë.Kur Kryepeshkop Paisi lajmëroi për zgjedhjen e tij patriarkët ortodoksë dhe kryepeshkopëve mitropolitë të kishave ortodokse autoqefale patriarku i Kostandinopojës nuk e njohu Paisi Vodicën si pasardhës të ligjshëm të Kristofor Kisit me pretendime subjective.Pashko Vodica u nda nga jeta më 4 mars 1966. Ai u zëendësua nga Kryepeshkopi Damian (ndryshe i njohur me emrin laik Dhimitër Kokoneshi; 26 tetor 1886 – 8 tetor 1973), ishte kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë prej prillit 1966 deri në shkurt 1967, kur feja u shfuqizua nga Shqipëria.
Përtej interpretimeve e konjukturave politike, ka rëndësi historike të njihet e publikohet roli i drejtuesve të klerit ortodoks shqiptar me në krye Fan S.Nolin që nga frymëzimi e realizimi i KOASH, përballja me klerin shovinist dhe sistemin diktatorial dhe pasoja e rënda deri tani.

Këta drejtues patriotë me kombësi shqiptare janë :
Fan Stilian Noli, peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, që tashmë ishte dioqezë e pavarur. që nga data 27 korrik 1919, më 21 nëntor 1923, u shugurua peshkop i Korçës dhe mitropolit i Durrësit.
Kryepeshkopi Visarion Xhuvani 1929-1929,
Kryepeshkopi Kristofor Kissi pas 1937-1948
Kryepeshkopi Pais Vodica 1948-1966,
Kryepeshkopi Damian Kokoneshi 1966-1967.
Shënim: Fan S. Nolin ( Mavromati) dhe Visarion Xhuvanin KOASH i Janullatosit nuk i pranon si të tijët, sme pretekst se nuk u miratuan nga Patrikana e Kostandinopojës, pra quhen jo legalë. Kështu që vetëm Kryepeshkopët Kristofor Kissi, Pais Vodica e Damian Kokoneshi i konsideron të rregullt.
Shpreh krenari për xhaxhain tim Dhimitri Petro Nini, Luarasi (1898 -1985) i cili u zgjodh Sekretar në Kongresin e Parë të Kishës Ortodhokse Kombëtare të Shqipërisë dhe nënshkroi statutin themeltar të KOASH-it.
Delegati i Kolonjes, Dhimitri Petro Nini, Luarasi. Nga siper, rreshti i trete, i treti nga e majta. Dhimitri Petro Nini-Luarasi, së bashku me Sofron S.Borovën, qe delegat i Kolonjës, në kongresin e parë të Kishës Orhodhokse Kombëtare të Shqipërisë, që i zhvilloi punimet në Berat në 10-19 shtator 1922.
Po paraqesim emrat e delegateve, Kongresi i Pare i KOASH, Berat 10-19 Shtator 1922 ( Korçë Shtyp. & Libraria Dhori Koti Korçë 1923)
Delegatët
Korça / Ikonom P. Josif, At Vasil Marko
Pogradeci / Dh. Haviari, Thanas P. Kerxhalli
Bilishti / At. Jorgj, Anastas Çekrezi
Kolonja / Oshenar Sofron S.Borova, Dhimitri Petro Nini Luarasi
Leskoviku / At Vangjel Çamçe, Thoma K. Prifti
Përmeti / Dr. Stathi Koni V. Zoto
Berati / P. Kona Dh. Tutulani
Vlora / Jan S. Shkrami, Tol S. Arapi
Fieri / Lon Xoxe, Dh. Killica
Lushnja / Llazar Boza, Tun. Gjergji
Durrësi / Arhi V. Xhuvani, G. Manushi
Kavaja / Pal Xhumari A. Ikonom
Tirana / Papa Simoni, Mark Hobdari
Elbasani / Vasil Llapushi, Simon Shuteriqi
Shpati / Taqi Buda, Dhi. Paparistja
Dibra / Arhit K. Pajtali Për L.Nishku, K.Paftali
Gjirokastra / Dr. Stathi Kondi
Libohova / Spiro Kati
Delvina / K. Thoma, S. Kondi
Shkodra / Risto Gjyrbabi, Gjoko Nikoliq (Gjok Nikolla, babai i Migjenit)
Kryetar / Ikonom P. Josifi
Nën-Kryetar / Pal Xhumari
Sekretarë / Dhimitri Petro Nini- Luarasi, V. Elapushi
Komisar / H. Theodhosi
Përfaqësonjës i Prefekturës / Llazar Puli
( Korçë Shtyp. & Libraria Dhori Koti Korçë 1923)
Përgatitur nga Petro Luarasi Foto.1 Kryepeshkop Paisi
Foto 2. Përfaqësuesit e Kolonjës në Kongresin e Parë të Kishës Ortodokse Kombëtare të Shqipërisë, Berat, 10-19 shtator 1922. Sekretar i Kongresir, Dhimitër Petro Nini, Luarasi (nga sipër, rreshti i trete, i treti nga e majta) dhe Sofron S. Borova.
Burimi/Facebook


Leave a Reply