Lumi në brigjet e të cilit jam rritur
Duke e njohur asokohe, si lumin më të gjatë e më të thellë,
Por edhe kur i mësova emrat lumenjve të mëdhenj
Emri i lumit tim mes dashurive të mia ka qenë
Emri i tij në qytetin verior të largët
Shkruar në hartë bri gjarpërimit
Saqë ta gjesh duhet ta kërkosh me kujdes e vëmendje
E së pari me dashuri,
Duke e marrë me mend se diku aty ai gjendet.
Fëmijëria ime nuk mund të kuptohet
Pa ato orët, kur e sodisja në qetësinë e ditëve të kthjellta
Në shtratin e lumit i sodisja gurët,
Të cilët janë aty që ky lumë të rrjedhë
E të derdhet diku larg, ku të mos jetë më për vete.
E kam soditur pas shirave të rrëmbyer
Të dimrave, në verat e nxehta dhe vjeshtave gjetherënë,
Vërshimin në pranverë të borës së shkrirë nëpër përrenj,
Megjithëse i turbullt ishte lumi, unë e dija,
Se poshtë ishin ato gurët që e çonin tej
Në ato vende, ku ai e harronte veten
Tek shndërrohej më i qetë e më i menduar.
Gurët e shtratit të lumit të qytetit tim
Asnjë bukuri e mëpastajme nga kujtesa nuk m’i humbi
Ato më kanë lënë gjithnjë në mëndje
Ujkun, që ha harresën e këtij lumi!
Burimi/Facebook
Leave a Reply