Natyra me enigmatiken e saj misterioze ka ba mrekulli me Shkodren, kete qytet te rralle qe gjason me nji diamant, te cilin ngado ta sjellesh shkelqen!
Pak qytete mund te gjenden ku ne nji vije tre km.te gjate, prej hymjes te Ura e Baçallekut e deri ne vendin e thirrun me toponimin Krypazari, te jene te grumullume, si ne penelin e nji piktori ne nji tabllo, kaq shume resurse e panorama – pejsazhi!
*
Po e filloj ma se pari me kalane madheshtore “Rozafat”, ku ne gushen e saj, flokohen si ne nji shall dyngjyresh Drini e Buna.
Keto dy lumej, te bashkuem si burre e gru (mish e thu), bashke me djalin e tyne te vogel,Kirin, marrin rrugen drejte Adriatikut!
Ma tej jane kodrat e Tepes, qe duken si motra kapun dore per dore me nji gjelberim gjithevjetor!.
Ne liqenin, ma i madhi ne Ballkan, sheh vehten si ne nji pasqyre Taraboshi, ne prehnin e te cilit pushojne dy perla panoramike, Shiroka e Zogaj, si dy lagje te vjetra te Shkodres!
*
Ne kete arterje hyjnore gjenden Kisha e Zojes e Xhamija e Plumit, monumenti i Gentit (veper e skulptorit te talentuem Ferid Kola), Dajlani (ishull i veçante per ka gjelberimi e bukurija), bixhizteni( i adaptuem), ura e re dhe e vjeter e Bunes si dhe plot klube e restorante qe mbushin shetitoren e sherbejne si pike pushimi per qytetaret e shumte!
*
Ne kete pedonale takon shpesh edhe turiste te huej!
Kam asistu ne nji ngjarje!
Nji qytetar, rastesisht bije ne lum afer ures. Duket ishte pak i habitun si ato qe studjojne shume e jane pak te jetes…Ky therret: – leh ertrinke !(po mbytem)!
Hilfe (ndihme)…
Nji grup turistesh gjerman, qe u ndodhen aty, futen ne uje dhe e ndihmojne te dal ne breg ! Schon (faleminderes) u thote ky turisteve.
More djale, sa ke mesu gjermanishten, pse nuk ke mesu notin?- i thone ato..
😇😆😉😅😯
Pamje nga nalt i lumit Buna, ne nji dite shtatori! Vere 2022
Burimi/Facebook


Leave a Reply