Me sa duken punet, plani franko gjerman po vulose urte e bute,asociacionin e Serbise ne Kosove.
Bisedimet nuk behen te ditura e mbahen konfidenciale ne mes paleve e ne fakt,vetem qytetaret shqiptare nuk dine asgje.
Ndersa te tjeret nuk kane kurrfare pergjegjesie, politika shqiptare gjitheandej mban pergjegjesi kombetare per zhvillimet si dhe pasojat e frikshme qe rrjedhin nga krijimi i asociacionit serb ne Kosove.
Qeveria Kurti eshte vene nen presion dhe i kerkohet ne menyre ultimative,nenshkrimi i kesaj mareveshje,anipse preken interesa thelbesore te ekzistences se vete Kosoves.
Megjithe qendresen cilesore ka te ngjare qe Kurti te lodhet e te dorzohet perballe ketij presioni shumevjecar.
E thene me pak fjale, fitorja e Serbise me asociacionin shenon fillimin e rrenimit te pavaresise se Kosoves, te fituar me gjakun e shume brezave.
Ne kete situate jam i mendimit se ka disa rruge te cilat ndihmojne ne tejkalimin e gjendjes:
E para,
Ështe shtyrja e problemit deri ne krijimin e kushteve te tjera me te favorshme per Kosoven.
Duke nxituar, nen presionin e nderkombetarve per te firmosur mareveshjen me Serbine,politika shqiptare legalizon pa kthim,mareveshjet e THAÇI-MUSTAFA me Serbine.
Ne te njejten kohe, ajo shkele ne menyre te papreçedente, vendimin e Kushtetueses se Kosoves e cila me vendimin e saj e ka ndaluar krijimin e asociacioneve me baza etnike.
E DYTA,
Është tagri i perfaqsimit.
Asnje politikan nuk ka te drejte dhe nuk ka tagër te firmose mareveshje qe cenojne integritetin territorial te Kosoves.
Pranimi i asociacionit,i çfaredolloji qofte shenon fillimin e shkeputjes se veriut te Kosoves, nga Kosova e mbetur dhe kjo, per te gjitha faktoret qe tashme dihen e rrenon ekonomine e Kosoves dhe i hape rrugen,leshimeve te reja si ato per komunat e tjera, poshte IBRIT;tokat e pasurite e kishave, aktualisht serbe e keshtu me rradhë.
E TRETA,
Ështe qendresa e forte e shqiptarve ndaj te treteve,kushdo qofshin ata.
Koha ka vertetuar se perballe nje qendrese te gjate e shumevjeçare te vete vendeve anetare, ndaj presionit te Europes se bashkuar,kjo e fundit eshte terhequr.
Kujtoni konfliktin 30 vjeçar te Greqise me Maqedonine per çeshtjen e emrit,konfliktin e Turqise me Greqine per Qipron turke e te tjere.
E KATERTA,
Nuk kemi çfare humbim më.
Pjese e bisedimeve duhet te behen edhe kerkesat e shqiptarve per asociacionin e komunave shqiptare nen Serbi si dhe kerkesat e Shqiptarve per pasurite e tyre ne ish Sanxhakun e Nishit,Toplica,Kurshumlia e te tjere.
E PESTA,
Ështe unifikimi i faktorit politik gjitheshqiptar.
Eshte koha qe opozita dhe pozita ne Shqipëri,Kosovë e Maqedoni, t’i ulin shpatat, te bejne arme-pushim e ti kthehen udhes se zotit,ti behen krah, qeverise Kurti e Presidentes Osmani, ne betejen e paprecedente per ruajtjen e pasurive dhe territorit te KOSOVES te njohur nderkombetarisht.
E di qe nuk eshte e lehte e qendresa ndaj me te forteve e sidomos ndaj atyre qe na kane ndihmuar ne arritjet tona historike eshte shume delikate.
Jam i mendimit se asociacioni eshte tejet i demshem sidomos per te ardhmen e Kosoves.
Jam i bindur gjithashtu se jane ne loje interesa te medha te superfuqive te cilat flasin per demokraci e te drejta kombetare e njerzore te popujve e ne fakt punojne per interesat e tyre.
Ne keto beteja planetare ku perplasen interesa shumeplaneshe, per ata eshte me e lehte te sakrifikohen interesat e popullit shqiptar dhe me vjen keq ta them por keto leshime qe perendimi po i ben Serbise,moralisht e politikisht jane te denueshme.
Veçanarisht,gjate ketyre 10 viteve te fundit,nuk u fol asnjehere,institucionalisht nga Europa e Bashkuar per krimet genocidale te Serbise ne Kosove.
U fol papushim,per te drejtat e nje grushti serbesh ne Kosoven veriore,pa zene ne goje asnjehere,te drejtat e 140 mije shqiptarve ne Kosoven lindore,pa u perpjekur as edhe njehere te vetme, per ta ndalur debimin e shqiptarve nga MEDVEGJA,te kryer diten per diell e ne sy te te gjitha institucioneve vendore e nderkombetare.
E thene troç, kesaj i thone paturpesi europiane,sjellje me dy standarte,ndryshe me te drejtat dhe lirite themelore te shqiptarve nen Serbi dhe ndryshe me te drejtat dhe lirite e serbeve ne Kosove.
Nuk e di perse po ndodhë keshtu por mbeshtetja e kerkesave te Serbise per ASOCIACIONIN (me te drejta ekzekutive apo pa te drejta ekzekutive)nuk eshte gje tjeter vecse vazhdim i aneksimit te trojeve shqiptare te filluara ne Berlin,Londer e Paris ne shekullin e 19-te.
Kjo mbeshtetje e kerkesave te Serbise gjithashtu ne kurriz te shqiptarve po perdoret nga perendimi per ta zbutur perkrahjen e Rusise e cila e ka mbeshtetur aleatin e vet historikisht.
Dua te them edhe diçka tjeter ne fund te ketij refleksioni te shkurter te ketij fillim viti te vrazhde:
POLITIKA SHQIPTARE,DOMOZDOSHMERISHT DUHET TA KALOJE VENDIMMARRJEN PER ASOCIACIONIN,NE NJE REFERENDUM POPULLOR…!
RRUGE TJETER NE SITUATAT ME TE FUNDIT TE KRIJUARA NE KOSOVE NUK KA…!
Dashamir Uruçi
Tirane,25 janar 2023.
Burimi/Facebook


Leave a Reply