Mbas marrjes se Krujes vjeti 1478 prej Mehmetit te II e mbas ramjes se Shkodres vjeti 1479.Mirditasit mbeten vetem por u qinruen trimnishte Turqeve, tue mos mujte me gjete srehim pran Mbretit te Napolit, vjeti 1502 kerkuan mbrojtjen e Dukes Emanuel te Savoes. E te tjereve por tue qene se Europa nuk po interresohej ma per ta, ata u shternguen me iu nenshtrue Sulltanit, por me kusht me mbajte armet, me pase te drejten e pasunis private, mos me pague taksa as mos me lejue qe Turqit te vene kame ne token e tyne. Mos me nga se nuk te ngas, s’jam tue te lypun tjeter vec me me lane ne paqe me fen e zakonet e mija, lirin time e me Kanunin.Ne preksh ne keto, s’ me duhet ma as jeta, e krejt malet kane me u la me gjak temin e tatin. Sepse kto jane do male ku han pula gur, e s’ka ase per ty, ase per mua. Por po m’ le te qete kam me kene mik e beslidhun i yti, kundra cdo armiku deri ne skajet ma te largeta te mbretnis. Keshtu u kishte thane Gjon Marku Turqeve.
Prandaj ne keto kushte duke ra dakort edhe me Mirditoret te cilet thane se tjeter borxhe Gjomarkut nuk i kem vec nga nje ushtar per shpi. U nenshkrua Marrveshja me pese pika te cilat jane.
1. Turkia pranon qe Mirdita te njohe vetem autoritetin nominal te Sulltanit.
2. Mirdites i njihet e drejta e Liris Juridike, civile dhe fetare.
3. Mirdita perjashtohet prej cdo takse shtetnore, nuk paguan te dheta ase xhelep.
4. Mirdita rregullohet simbas Kanunit, e ligjeve tradicionale te saja. Te zbatuese prej Gjomarkut i cili njifet autoriteti ma i nalte i Kanunit.
5. Mirdita do te ape ushtar ne kohe lufte per nji kohe te caktueme. Kjo ushtri do te Marrveshja e Gjomarkut I me turqit prihet prej kreneve tradicional, te vendit dhe do te komandohet prej Kapedanit ose Princit te vet. Ushtrija e Mirdites do te shkoje ne lufte me kostumin kombetar.
Kjo marrveshje e Gjomarkut me Turqit de fakto ka zgjatur rrethe 300 vjet. Interresant eshte fakti se ne Porten e Konstandinopojes, eshte shkruar mbi nje pllake te Celikte Urdheri i Sulltanit qe thote. “ Te gjithe meshkujt e Gjomarkajve, gjenerat pase gjenerate, nga djepi ne varr, do te mbajne titullin Kapedane”
“Zani i Malsise”
Burimi/Facebook


Leave a Reply