Po shkoja drejt “Tajvanit” per te pire nje kafe.Ishte nje dite e bukur dimri me diell , po shikoja te gjej nje tavoline perballe shatervanit.Ndigjoj nje ze qe me therret: O Mirak, eja… kthej koken shikoj nje te moshuar ne tavoline, ishte vetem. E pashe nuk e njifja ‘,ndoshta thashe me vete ,me therret se ndoshta nuk ka lek me pagu kafen.Ju afrova : – Ulu me thote me nje ze urdherues.- Nuk po me njeh ?Jo me fal nuk po te njoh.
-Jam I.S(Idriz Seiti quhej), kur me tha emrin te cilin e kisha hasur ne dokumentat e arkivit te M.P.Brendeshme si nje oficer madhor i ish sigurimit desha te ngrihem por e mbajta veten.Po ju si me njoftet?Ju kam pare ne tv.Kamarjeri erdhi dhe porosita nje kafe -Te lutem sa bejne keto dhe i nxorra leket.I.S.te thirra une -Flm, por kafen do e paguaj une. -Mire flm.Ishte i veshur mos me keq me t’u dhimte.- Edhe une kam bere burg z.Mirakaj, mbas vrasjes se M.Shehut u arrestova si nje mik i tij me denuan 10 vjet, i bera ne Burrel.Ju mor zoteri nuk ishit kundra diktatorit se i sherbyet me nje zell te madh por ishte ai kundra jush, i them une.
-Po a mund te bej nje pytje,si ka mundesi qe nuk u bete burra nje here? Por ju vuri e.h.kundra njeri tjetrit(duke vrare ), e filluat me Zai Fundon, Mustafa Gjinishin e te tjere.Ne e dinim se cfare do ndodhte me E.H.e tjere .
– E more zoti Mirakaj ne nuk kemi qene burra por nje tufe kriminelesh dhe i dridhej buza.Une emrin tuaj e kam hasur ne dokumenta,se kam punuar disa vite ne arkivin e M.P.Brendeshme, ke qene me pozite te larte ne ish sigurim, ke qene kryetar dege etj, po eshte e vertet,keni gjynahe ne kurriz.Krimet qe keni bere ju mbi njerzit e pa fajshem nuk ka det qe i lane.
-Po ke te drejte, une kam ndjekur dhe babain tend ne mal,po ta kishim zene do e kishim vrare.
A keni trashigimtare (femij)? I them une.
– Eh kisha dy djem njerin ma mbyten tjetrin ma cemenden,po pe nje burre me cante te zeze ne krah me libra, ai eshte im bir.
– Ti m’u drejtua mbahesh mire, ju keni vuajtur shume,.
-Me vjen keq, po ju pergjigjem pse une mbahem mire.Une mbahem mire se i kam besuar zotit ju jeni ne kete gjendje sepse i besuat djallit.
– Do kisha deshire te rrija me ju se jeni burre i mire ,se une ju njof mire si familje ,por po cohem se nuk ndihem mire. Po u bera mire do shihemi prap se dua te flas me ty se di shume gjera.U ngrit mezi terhiqte kembet.E percolla me sy me keq ardhje pantallonat i kishte lidhur me spango.
Takim tjeter nuk u be e mundur mbasi per pak kohe ai ndrroi jete.
Burimi/Facebook


Leave a Reply