(Tuej shfletu faqet e librit me te njajtin titull, te profesor Doktor TRIFON ZIU )
Nji identitet me tradite qytetarije te Shkodres, kane kene edhe oborret e saja.
Mesuesi Anton Benusi tregon se ne qytetin tone ka pase mbi 86 oborre te kompletume me te gjithe elementet perbase, si dhe shume te tjere me objekte te veçanta.
Zhvillimi urbanistik e betonizimi, kane vepru negativisht ne ruejtjen e tyne, deri ne eleminim!..
“Te gjesh, ne ditet e sotme, nji oborr tradicional, asht njilloj si te zbulosh nji dokument te rralle ne nji arkive te vjeter”-spjegon profesor Trifoni.
*
Po si ishte oborri i dikurshem tradicional?
Oborret jane hapsina ku mbrenda tyne ka nji numer objektesh jetesore ne sherbim te familjareve.
Keto objekte fillojne te dera e madhe e hymjes,vazhdojne me kalldramin me ornamente zbukuruese thur me gur te vegjel te rrumbullaket Kiri, qe shkon deri te shkallet e gurta te shpise, me vazhdu me murin rrethues (3 m.i nalte,ndertu po me gur Kiri, i veshun me sharmashek apo lule mustak), tek arkapija( dere e vogel ne raport me deren e madhe si dhe arkapija e kopshtit(sekrete, ku bahesh edhe lidhja me kojshine)!
*
Ne hapsinen e oborrit dallojme:
Qypat ( vendose ne dy anet e deres), filxhanat ( ene te medha prej guri me dy veshe anesor), pusin me ornamente, disa gryka pru edhe prej jashte shteti.
(Shoqet me thone perdite
Kur dal ne pus per uje
Pse rrin tuej u godite
Tuej ju ba pasqyre gjithkujt..), ma tej shohim gurin e kafes, kafazin e zogjeve, jerevijen, kullen e sanes, lambikun(per zimje te teshave), govaten ( per lamjen e teshave), furren e bukes, shtregullen e femijeve, gurin e kalit (ndihmonte me hyp ne kal), kotecin e pulave, lugun me rrasa, saksite e vogla me lule te ndryshme ku banin shej lule mullaga, lule bora, karajfilat, elbarozi etj.etj.deri tek baçja, mbrapa shpise, ku dalloheshin pemet frutore (mbi te gjitha fiku e mandi)
*
Sherbimi i oborrit ishte i madh. Ai ishte si nji mjedis i dyte (si guzhina e dhomat e gjumit), tuej kriju nji lidhje organike te randesishme me familjaret!..Ne oborr vendoseshin tavolina me stola derrase si vend i fresket,pushimi e qetesije!.
Ne fatkeqesi termetesh, oborri ishte vend i sigurte (me cadra e tenda me kalu situaten)
Ne oborr pritesh edhe nusja qe vinte ose kur percillnin nuse bijat e shpise.
(Kur me qiten ne oborr
Kjava shume e pata zor!)
Ketu kryheshin shumica e ceremonive si per darsma me kange e valle….
(Nusja ne dere/karajfil me ere ..
Nusja ne oborr/karajfil shatorr..
Oborri gjallnohesh per festat e ndryshme ose ne pritje per raste te veçanta te miqeve e shokeve!
*
Jo me kot ne Shkoder kane thane: “kush don me ble shpi ne Rus, te pyes perpara a ka oborr me fik, mand e pus?😅
Ne foto profesor Trifoni e mesues Antoni!……..

Burimi/Facebook


Leave a Reply