Kam një difekt në zemër,
kështu më ka ngjarë mua.
Nuk bëj dot as një tender,
në zemër hyn veç një grua.
Jam shumë zëmër ngushtë,
zemra ime s’mer shumë gra.
Sepse s’dua të jem hiç pusht,
kështu ndihem si një Pasha.
O miq e shokë mos më shani!
Unë zemrën e kam të gjërë.
Por nuk e kam si derë hani,
të futen,mos lënë gjë pa bërë.
B.Xh.D.Dushar Korçë.
Nga libri im i parë Mozaik nga Dushari .
Burimi/Facebook


Leave a Reply